Haxhiu: Thaçi, koka e krimit zgjodhi të ju drejtohet qytetarëve nga skuta

Aktuale

Haxhiu: Thaçi, koka e krimit zgjodhi të ju drejtohet qytetarëve nga skuta

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 21:44
Albulena Haxhiu

Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj presidentit Hashim Thaçi.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky presidenti i gazit që njëherit është edhe njëri nga kokat e krimit nuk ka guxim të ballafaqohet me qytetarët prandaj ka zgjedhur të ju drejtohet qytetarëve nga ndonjëra skutë e tij.

Postimi i plotë:

Kur dëgjova që i ashtuquajturi President në orën 20:00 do t’i drejtohet qytetarëve, për një çast më shkoi mendja mos ndoshta do ta bëj këtë nga sheshi i Prishtinës apo nga ndonjë qytet tjetër i Kosovës!
Natyrisht që jo!
Për shkak të dëmeve politike që na ka sjellë, ky presidenti i gazit që njëherit është edhe njëri nga kokat e krimit nuk ka guxim të ballafaqohet me qytetarët prandaj ka zgjedhur të ju drejtohet qytetarëve nga ndonjëra skutë e tij! Siç ka thënë edhe Visari, ky mafioz i aferës PRONTO nuk është as President dhe as i Kosovës!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat