VV: Dorëheqje për shefat e Grabovcit, Thaçi dhe Veseli

Aktuale

VV: Dorëheqje për shefat e Grabovcit, Thaçi dhe Veseli

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 14:41
Ylli Hoxha

Lëvizja Vetëvendosje edhe sot ka mbajtur një konferencë për media me anë të së cilës është kërkuar dorëheqja e menjëhershme e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

VV këtë konferencë e ka mbajtur pas publikimit të radhës të përgjimeve ku protagonist janë zyrtarë të lartë të PDK-së, përfshirë presidentin aktual dhe kryetaritn e Kuvendit

Deputetja dhe anëtarja e Kryesisë, Albulena Haxhiu, dhe anëtari i Kryesisë Ylli Hoxha, e quajtën të pamjaftueshme dorëheqjen e Adem Grabovcit nga Shefi i GP të PDK-së, duke kërkuar dorëheqje të tij nga çdo post publik, si dhe dorëheqje të ‘shefave’ të tij – Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Deputetja  Haxhiu,tha se arsyet e punësimeve familjare dhe kapjes së shtetit nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli nuk janë vetëm për punësim por  nëpërmes këtyre punësimeve  ata synojnë kontrollimin e parasë publike.

Në një konferencë për medie, Haxhiu ka thënë se përmes punësimeve të familjarëve dhe militantëve, këta, siç i ka quajtur Haxhiu kriminelë, nuk rrezikojnë as të gjykohen e të dënohen për krimet e kryera.

Haxhiu: Qëllimi i punësimit është kontrollimi i parasë publike

 

“Përmes punësimit të militantëve dhe familjarëve në polici e gjyqësi këta kriminel e kanë marrë kontrollin mbi shtetin, kjo ua mundëson atyre që të kryejnë krime pa rrezikun që do të ndëshkohen. Në anën tjetër përmes këtyre mekanizmave ata vështirësojnë opozitarizmin duke arrestuar, burgosur e kërcënuar kundërshtarët politik. Të gjitha këto i kemi parë të kenë ndodhur. Procese gjyqësore ndaj këtyre kriminelëve edhe nëse ka pasur të tilla janë ndërprerë ose janë përfunduar pa dënime. Sot e kemi kryeprokurorin i cili deklaron pa fije turpi se nuk ka fakte për të nisur hetimet. Në anën tjetër njerëzit e punësuar nga ta kanë kryer vepra penale gjatë punës së tyre në institucione e ndërmarrje për shembull e kemi rastin konkret të Arbenita Pajazitit e cila ka bërë falsifikim dokumentesh në një prej rasteve të korrupsionit, Sali Mekaj po ashtu është përfshirë në raste të krimit e kush e di edhe sa njerëz të tjerë që këta njerëz të tjerë që këta i kanë ndërguar në institucionet shtetërore janë përfshirë në afera korruptive”, tha Haxhiu.

Ndërsa anëtari tjetër i kësaj partie Ylli Hoxha tha se Adem Grabovci pas përgjimeve dhe trysnisë së qytetarëve me protesta dha dorëheqje nga pozita e shefit të Grupit Parlamentar të PDk-së, derisa ai ka bërë thirrje që të ketë më shumë protesta në mënyrë që këta pushtetarë të largohen nga pushteti.

Hoxha: Grabovci të jap dorëheqje nga të gjitha pozitat dhe të ndiqet penalisht

 

“Dorëheqja e ekzekutuesit kryesor të skemës kriminale të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, pra e shefit të shefave tregon s ky pushtet nuk është i paprekshëm, mjafton që populli të mobilizohet, të organizohet dhe presionin ta mbaj në vazhdimësi dhe këta njerëz frikësohen dhe ikin, por dorëheqja nga pozita e shefit të grupit parlamentar nuk mjafton, Adem Grabovci duhet të jep dorëheqje nga të gjitha postet publike dhe ato partiake dhe duhet të ndiqet penalisht. Grabovci e kishte pranuar edhe vet në njërën prej përgjimeve se është zbatues i plane e të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit”, tha Hoxha.

Haxhiu e Hoxha kanë bërë thirrje që në secilën protestë që organizohet nga kjo parti të ketë sa më shumë njerëz pjesëmarrës në mënyrë që me anë të tyre të largohet ky pushtet.

Hoxha: S’ka stabilitet pa dorëheqjen e Veselit dhe Thaçit

Lëvizja Vetëvendosje edhe një herë u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në protestat e organizuara kundër korrupsionit, pasi siç thanë ata vetëm kështu mund të largohen të korruptuarit.

Deputetja dhe anëtarja e kryesisë së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu në një konferencë për media ka thënë se po vazhdojnë përgjimet tjetër nga dosja e shefave, ku vërehet se synimi për t’i kapë institucionet publike dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me punësim por për ta kapur kontrollin mbi shtetin, duke mos u rrezikuar që të dënohen.

“Procese gjyqësore ndaj këtyre kriminelëve edhe nëse ka pasur ato janë ndërprerë. Sot e kemi kryeprokurorin ku thotë se nuk kemi hetime të mjaftueshme për hetim. Në përgjimin e djeshëm Adem Grabovcit i thuhet se në një vend të caktuar pune duhet të dërgohet njeriu i tyre sepse ka 3 milionë euro të hyra”, ka thënë ajo.

Kurse, anëtari tjetër i kryesisë së këtij subjekti, Ylli Hoxha tha se pa dorëheqjen e dy kokave të krimit, Thaçi e Veseli, nuk mund të ketë stabilitet e as shtet të mirëfilltë.

Haxhiu u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në këtë protesta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pasi vetëm kështu mund të hiqen këta njerëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat