Serbi sulmohet nga dy serbë në Gorazhdec, i thanë “Kjo është për Thaçin”!

Aktuale

Serbi sulmohet nga dy serbë në Gorazhdec, i thanë “Kjo është për Thaçin”!

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 15:22
Hashim Thaçi

Policia e Pejës ka arrestuar dy persona të nacionalitetit serb të cilët më 15 gusht kanë sulmuar fizikisht Milosav (Milan) Pavlovic, lindur 19.08.1950 , banor në fshatin Gorazhdec.

“Menjëherë pas raportimit të këtij rasti, njësite relevante të Policisë Kosovës, përkatësisht të Nënstacionit policor në Gorazhdevc dhe Stacionit policor në Pejë, iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, kanë kontaktuar viktimën Pavloviq nga i cili janë njoftuar se ishte sulmuar fizikisht në tarracën e shtëpisë së tij nga dy persona të dyshuar, të cilët e kishin qëlluar me shuplakë dhe shqelma duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në një komunikatë të Policisë.

Gjatë ikjes njeri nga të dyshuarit (sipas viktimës) iu ka drejtuar viktimës në gjuhë serbe “Ovo ti je za Ta?ija”, (Kjo është për Thaçin) duke ikur nga vendi i incidentit.

Për viktimën, të dyshuarit ishin të panjohur.

Viktima ishte dërguar në Spitalin rajonal Pejë për t’i dhënë ndihmën mjekësore dhe më pas është liruar për në shtëpi.

Njësitet hetimore intensivisht kanë punuar në ndriçimin e këtij rasti, të dyshuarit janë identifikuar dhe të njëjtit janë arrestuar, intervistuar në prezencën e mbrojtësit ligjor-avokatit dhe prindërve të tyre.

Me urdhër të prokurorit shtetit, të dyshuarve me iniciale M. (Srdjan) B. lindur më 12.04.2000 dhe I. (Nenad) B. lindur 19.09.1999, iu është caktuar masa e ndalimit policor.

Sipas të dhënave hetimore, motiv i rastit që ishte sulmuar viktima Pavlovic nga të dyshuarit ishte një mosmarrëveshje para dy viteve në një kafiteri në fshatin Gorazhdevc me një person të afërm të viktimës (Pavloviq).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat