Pantina: Grabovci të japë dorëheqje edhe nga posti i deputetit

Aktuale

Pantina: Grabovci të japë dorëheqje edhe nga posti i deputetit

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 19 gusht 2016 Në ora: 16:53
Shqipe Pantina

Shqipe Pantina, deputete nga VV, ka thënë se dorëheqja e Adem Grabovcit nga pozita e shefit te grupit parlamentar ndonëse mund të jetë një përpjekje e PDK për të thënë se ne po marrim masa, nuk është absolutisht as e mjaftueshme dhe as hapi i duhur.

“Ndaj Grabovcit si edhe ndaj te gjithë tjerëve te përfshirë në aferën pronto duhet tw fillojnë hetimet për korrupsion dhe keqpërdorim te detyrës zyrtare. Grabovci duhet te jap dorëheqje nga posti i deputetit dhe dorëheqja e tij duhet te pasohet nga shefat e tij Thaci e Veseli. Vetëm kështu i jepet mundësia drejtësisë, e cila edhe ashtu po dëshmohet se është e kapur nga ky klan, për te fillu hetimet dhe për te gjykuar me tutje shkeljet e bëra" ka thënë deputetja Pantina./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat