Çarten serbët për pankartën e Mushtishtit

Aktuale

Çarten serbët për pankartën e Mushtishtit

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 22:23
Mushtisht

Një bilbord i vendosur në fshatin Mushtisht të Suharekës i ka çuar peshë serbët duke e cilësuar si provokim.

E ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë me anë të një komunikate  ka kërkuar nga institucionet që i quan të përkohshme që “urgjentisht ta heq bilbordin e vendosur në Mushtisht të Suharekës i cili drejtpërdrejt përhap urrejtje ndër etnike dhe i frikëson serbët që kanë shprehur gatishmëri të kthehen në këtë fshat”, transmeton agjencia e lajmeve Tanjug.

 Në hyrje të fshatit Mushtisht është vendosur një pankartë me fotografi të të masakruarve që regjimi serb ka bërë gjatë luftës në Kosovë ndaj shqiptarëve.

 Në të shkruan “Kjo është ajo çka lanë pas vetes kur u larguan nga Mushtishti serbët lokal”.

 Këtë pankartë serbët e kanë vlerësuar provokative dhe pengesë për kthimin e serbëve në këtë fshat.

 Zyra e Kosovës në Qeverinë serbe e cila Kosovën e quan “Kosovë dhe Metohi” shpreson se “institucionet e përkohshme të Kosovës” do të marrin të gjitha masat që më 28 gusht t’u sigurojnë serbëve shënimin  e një feste fetare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat