Zyrtarët e Vetëvendosjes tallen me paralajmërimin e protestës së LDK’së

Aktuale

Zyrtarët e Vetëvendosjes tallen me paralajmërimin e protestës së LDK’së

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 23:50
ilustrim

Zyrtarët e Partisë së Albin Kurtit dhe Visar Ymerit po tallen me paralajmërimin e LDK’së se do të organizojë protestë për të kundërshtuar popullimin e Komunës së Prishtinës me militantë të Vetëvendosjes.

"LDK-ja protestë -  ahahahahahaahaha”, ka shkruar një zyrtar i Vetëvendosjes, Adonis Tahiri.

Edhe zyrtarë tjerë dhe militantë të Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit kanë ironizuar me paralajmërimin e LDK’së se do të ketë protestë për të çkapur Prishtinën nga punësimet partiake të Vetëvendosjes.

Mirëpo, ende nuk dihet nëse thirrja e LDK’së për protestë ishte vetëm hajgare e tyre apo ka diçka serioze.

“LDK në Prishtinë, po ashtu, i bën thirrje qytetarëve që po organizojnë protesta kundër kapjes se shtetit, që të përjashtojnë nga radhët e tyre përfaqësuesit e inkriminuar të VV-së dhe që marshimin e tyre ta përfundojnë para Komunës së Prishtinës, ku çdo ditë po punësohen në mënyrë joligjore dhjetëra persona me precedentë penalë aktivistë të VV-së, po jepen tenderë për kompani që financojnë veprimtaritë antishtetërore të VV-së, ku ushtrohet dhunë fizike e psikike ndaj zyrtarëve jopolitikë të Komunës me qëllim të detyrimit të dorëheqjes së tyre, ku përgatiten molotovë që më pas hidhet mbi policë e institucione si dhe mekanizma për rrotullimin e makinave zyrtare...”, shkruan në komunikatën e dërguar për media”, thuhej në njoftimin e LDK’së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat