Zbogar takim lamtumirës me drejtuesit e Nismës

Aktuale

Zbogar takim lamtumirës me drejtuesit e Nismës

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 12:14
Samuel Zhbogar, Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, sot ka pritur në takim lamtumirës përfaqësuesin special të BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar.

Në takimin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të NISMA’s, Jakup Krasniqi me përfaqësuesin special të BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, është folur rreth situatës politike, ekonomike dhe sociale në vend.

Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, ka shprehur mirënjohje të thellë për bashkëpunimin me kryetarin e Këshillit Kombëtar të NISMA’s, Jakup Krasniqi, edhe sa ishte kryetar i Kuvendit të Kosovës, e po ashtu edhe për bashkëpunimin e ngushtë me NISMA për Kosovën, në fushat e ndryshme me interes për qytetarët e Kosovës.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat