“Adem Grabovci vegël për kapjen e shtetit, Veseli, kapo i krimit të organizuar”

Aktuale

“Adem Grabovci vegël për kapjen e shtetit, Veseli, kapo i krimit të organizuar”

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 22 gusht 2016 Në ora: 14:39
Kadri Veseli

Sipas Ymerit, Adem Grabovci është vegël. “Veglat edhe vjetërohen, ose për ndonjë arsye tjetër bëhen të papërdorshme. Kjo nuk nënkupton që puna përfundon. Ajo vazhdon me vegla tjera”, ka shkruar ai.  Sipas Ymerit, Kadri Veseli është manipuluesi i veglës, pasi ai këto ditë po i ndërron veglat., për ta vazhduar punën.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar ndaj raportimit të mediave se Vetëvendosje dhe Shpend Ahmeti ka punësuar 250 persona në Komunën e Prishtinës pa konkurs.  Ai në një shënim në Facebook ka thënë se ky sulm ndaj VV po bëhen për faktin se po e lufton krimin e rrënjosur në institucione. Sipas tij, në anën tjetër, PDK përmes veglave si Adem Grabovci e kanë kapur shtetin. Sipas Ymerit, Adem Grabovci është vegël. “Veglat edhe vjetërrohen, ose për ndonjë arsye tjetër bëhen të papërdorshme. Kjo nuk nënkupton që puna përfundon. Ajo vazhdon me vegla tjera”, ka shkruar ai.  Sipas Ymerit, Kadri Veseli është manipuluesi i veglës. Ai këto ditë poi ndërron veglat. Për ta vazhduar punën. “Puna e Veselit, përmes veglës Grabovci, nuk është thjeshtë rehatimi i të afërmëve dhe miqve të partisë. Atë që po dëgjojmë nuk është thjeshtë nepotizëm. Ajo është kapja e shtetit në vepër. Kolonizim klasik i institucioneve shtetërore përmes “njerëzve tonë që na vyn aty”. E aty duhen për kontroll. Në gjyqësi për ta kontrolluar çfarëdo ndjekje penale të krimit. Në polici për ta kontrolluar çfarëdo hetim ndaj krimit. Në agjensi shtetërore për ta kontrolluar cilëndo sferë ekonomike të vendit dhe për t’i hapur rrugë krimit. Në ndërmarrje publike për t’i kontrolluar fondet publike dhe për t’i orientuar ato kah krimi. Ky është organizim kriminal. Apo krim i organizuar”, ka shkruar më tej Ymeri.

Veseli,  kapo i krimit të organizuar?

Sipas kreut të VV –së, nuk ka gjë më dashakeqësisht naive se sa të besohet se ky krim luftohet përmes nënshkrimit të kontratave me Kapon e këtij krimi të organizuar, Kadri Veselin. Aq më tepër që kjo luftë të udhëhiqet nën siglën e ‘luftës kundër nepotizmit’. “Ndërkohë që nuk ka dëshmi më të fuqishme të krimit të organizuar se sa sulmet e orkestruara ndaj atyre që më së shumti e luftojnë krimin e rrënjosur në institucione, ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE!  Në kohëra si këto, kur regjimi i krimit e sheh fundin e vet, i nxjerrë në pah, pa kalkulim, të gjitha veglat tjera, herë të fshehura e herë hapur. Dhe e organizon sulmin e vet mediatik, partiak, institucional, etj. Dhe kështu këto vegla vendosen detyrimisht në mbrojtje të krimit. Gazetarët e portalet e Kadrisë, veglat e Kadrisë ne LDK, të gjithë njëzëri filluan të reagojnë kundër VETËVENDOSJE!-s, që automatikisht i bie në mbrojtje të krimit.  Qeverisja e VETËVENDOSJE!-s në Prishtinë, me Kryetarin Shpend Ahmeti, është shembull i qeverisjes së mirë, anti-krim. Në secilin aspekt të kësaj qeverisje, prej ndërtimeve, e deri të prokurimi, prej punësimeve e deri te infrastruktura, prej shërbimeve e deri të transparenca, Komuna e Prishtinës është antipod i qeverisjes kriminale të deridjeshme në komunë, e që po vazhdon në nivel qendror. Por jo edhe gjatë. Sundimi i krimit nuk mund të zgjasë”, ka shkruar më tej Ymeri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat