Shefki Gashi: Albin Kurti është nga Montengro

Aktuale

Shefki Gashi: Albin Kurti është nga Montengro

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 18:37
Shefki Gashi

Në emisionin Info Magazine është duke u diskutuar për punësimet në Komunën e Prishtinës, temë kjo që është nxitur nga një listë e publikuar në media ku janë cilësuar si punësime jashtë konkursit dhe të jashtëligjshme.

Asambleisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komunën e Prishtinës, Shefki Gashi është shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka bërë shkelje të të drejtave të njeriut duke shkelur kështu të drejtën për punësim derisa ka lavdëruar punën e partisë, pjesë e së cilës është.

“LDK-ja e ka bërë Kosovën, pa LDK-në e Ibrahim Rugovë nuk do të kishte Kosovë”

Gashi gjatë debatit ka folur edhe për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti duke thënë se ai është nga Montenegro duke iu referuar kështu shtetit të Malit të Zi.

“Albin Kurti është nga Montenegro”.

Derisa partia e Gashit, LDK ka paralajmëruar protesta lidhur me këtë listë të publikuar të punësimeve në komunën e Prishtinës, ai ëhstë shprehur se nuk është pro protestave.

“Duhet të përfundojnë protestat për Kosovën, janë institucionet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat