AAK: sulmi ndaj RTK-së, akt kriminal dhe i dënueshëm

Aktuale

AAK: sulmi ndaj RTK-së, akt kriminal dhe i dënueshëm

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 11:24
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vlerëson se sulmi i mbrëmshëm në oborrin e RTK-së, është një akt kriminal  dhe i dënueshëm.

Në një njoftim për media thuhet se sulmi mbi të gjitha, është kalkuluar për të krijuar një situatë të paqëndrueshme, që nuk mund të jetë në interes të askujt. 

“Përtej që është një sulm i orientuar kundër lirisë së medias, e cila është bazament i çdo demokracie, kjo është një ngjarje e shëmtuar. Sulmet e fundit, duke përfshirë edhe këtë të mbrëmshmin kundër RTK-së, shtrojnë urgjencën e mobilizimit të organeve të rendit dhe të drejtësisë, që të zbardhen rastet dhe sulmuesit të nxirren para drejtësisë.  Çdo vonesë në këtë drejtim, krijon një atmosferë të pasigurisë që mund të ketë pasoja të pariparueshme”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat