OSBE dënon sulmin ndaj transmetuesit publik në Kosovë

Aktuale

OSBE dënon sulmin ndaj transmetuesit publik në Kosovë

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 13:11
OSBE

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, dhe përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatoviç, kanë dënuar sot, sulmin e mbrëmshëm në mjediset e Radio Televizionit të Kosovës në Prishtinë.

“Jam i tmerruar nga sulmi ndaj RTK-së në kohën kur kishte ende njerëz që punonin brenda ndërtesës. Ky duket të jetë akt frikësimi dhe e dënoj atë në mënyrën më të fuqishme. Ky është sulm ndaj një institucioni të rëndësishëm publik dhe ndaj lirisë së shprehjes,” tha ambasadori Schlumberger.

“U bëj thirrje organeve për zbatim të ligjit që të hetojnë këtë rast sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të sjellin autorët para drejtësisë,” shtoi ai. Ndërsa, Mijatoviç tha se ky është një sulm i pastër në medien e lirë dhe në shoqërinë në tërësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat