Veseli ngushëllon familjet e viktimave që vdiqën nga tërmeti në Itali

Aktuale

Veseli ngushëllon familjet e viktimave që vdiqën nga tërmeti në Itali

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 13:34
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përmes një statusi në “Facebook” ka shprehur ngushëllimet e tij për viktimat e tërmetit të fuqishëm që goditi sot Italinë.

Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës solidarizohen me të afërmit e viktimave, ndërsa uron shërim sa më të shpejtë për të lënduarit.

Ky është statusi i tij i plotë:

Në këto momente të vështira pas fatkeqësisë së rëndë natyrore në Itali, jemi pranë popullit mik italian. Shpreh dhembjen e qytetarëve të Kosovës dhe solidarizohemi me të afërmit e viktimave, ndërsa urojmë shërim sa më të shpejtë për të lënduarit. K.V.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat