Përfundon i qetë aksioni i VV-së në Mitrovicë

Aktuale

Përfundon i qetë aksioni i VV-së në Mitrovicë

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 13:41
Foto nga vendi ngjarjes

Aksioni i paraparë i Lëvizjes Vetëvendosje sapo ka përfunduar, pas një fjalimi të shkurtër që mbajti para gazetarëve Fidan Ademi, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Protestuesit janë shpërndarë të qetë. Policia dhe njësia speciale që ishin në gjendje gatishmërie,  nuk kanë pasur nevojë të intervenojnë.

Reporteri i kp në Mitrovicë, raporton se edhe banorët e lagjes i kanë dalë në krah policisë, duke thënë se aktivitetet e tilla po i shqetësojnë ata dhe familjet e tyre.

Ndryshe, dhjetëra simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë aksionit kanë tentuar t’i afrohen shtëpisë së prindërve të kryeparlamentarit, Kadri Veseli, e cila gjendet në Mitrovicë, por janë penguar nga Policia e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat