Hoxhaj në Dubrovnik: Dialogu i pakuptimtë nëse nuk përfundon me njohje nga Serbia

Aktuale

Hoxhaj në Dubrovnik: Dialogu i pakuptimtë nëse nuk përfundon me njohje nga Serbia

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 16:11
Enver Hoxhaj

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj po merr pjesë në Forumin e Dubrovnikut, ku në panelin për “Sfidat gjeopolitike” me homologë nga rajoni dhe bota ka folur për perspektivën e Kosovës karshi sfidave dhe rreziqeve të reja.

Në fjalimin e tij, Hoxhaj ka thënë se për dallim nga viti 2013, i cili ishte viti europian për rajonin, në 2016 – rajoni po përjeton një status quo dhe me shumë kërcënime para vetes.  

Mes të tjerash, janë tri sfida historike që duhet tejkaluar por dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundoj me njohje reciproke në të kundërtën është i pakuptimtë. 

“Janë tri sfida historike që duhet ti tejkalojmë në rajon. Konteksti për emrin ndërmjet Shkupit dhe Athinës, konfliktet e brendshme ndëretnike në Bosnjë dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Besoj që ky proces dialogimi i nisur duhet të përfundoj me njohje reciproke. Në të kundërtën është i pakuptimtë”, ka thënë Hoxhaj.  

Ai më tej ka folur për një rol të ri dhe më të madh që Kroacia duhet ta ketë në rajon si shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe për faktin që e njeh shumë mirë rajonin.  

Në këtë tryezë diskutimi kanë folur edhe ministri i jashtëm kroat, Miro Kovac, ai boshnjak, ai hungarez, dhe udhëheqës të delegacioneve të tjera. Po ashtu, ka folur edhe ndihmës asistenti i Sekretarit të Shtetit amerikan për Evropë, Hoyt Lee.  

Ministri Hoxhaj ka zhvilluar edhe një sërë takimesh bilaterale me shtete njohëse dhe mos njohëse të pavarësisë së Kosovës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat