Shpend Ahmeti: Nuk i frikohem klanit “Pronto”, hajnat mbesin hajna

Aktuale

Shpend Ahmeti: Nuk i frikohem klanit “Pronto”, hajnat mbesin hajna

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 17:31
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i është përgjigjur paralajmërimit të PDK’së për padi penale për punësimin e militantëve në Komunë, se nuk ka frikë nga pronto gjykatat.

Ahmeti ka thënë se veprimi i PDK’së po bëhet i koordinuar me atë të LDK’së, të cilët, po ashtu, kanë ushtruar kallëzim penal ndaj Kryetarit të Prishtinës.

“Dega e PDK Prishtinë paska thënë se po me ngrisin kallëzim penal. Pas LDK Prishtinë, edhe PDK Prishtinë ngrisin kallëzim penal. Klani #pronto mund të kërcënojnë sa të duan me pronto gjykata por nuk ja u kemi friken. Hajnat do të mbesin hajna e mashtruesit do të mbesin mashtrues”, ka reaguar Ahmeti.

Shpend Ahmeti në dhjetor i bën tri vite prej se e ka marrë pushtetin në Prishtinë. Së fundmi i doli skandali i punësimit të militantëve partiakë në Komunë. Ahmeti dhe zyrtarët tjerë të Vetëvendosjes u krenuan me veprimet e tyre në Prishtinë derisa mohuan se të punësuarit më Kontratë mbi Vepër janë militantë të Vetëvendosjes.

Shpend Ahmeti kur kishte ardhur në pushtet kishte premtuar se do të merrej 24 orë me Prishtinë dhe nuk do të ndiqte shembullin e keq të Isa Mustafës duke u marrë me çështje nacionale.

Mirëpo, Kryetari i Prishtinës, kohën me të madhe në këto tre vite, e ka kaluar duke u marrë me pushtetin qendror dhe me mediat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat