“Në Kosovë nuk kanë vend ata që kanë kryer gjenocid kundër shqiptarëve”

Aktuale

“Në Kosovë nuk kanë vend ata që kanë kryer gjenocid kundër shqiptarëve”

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 09:52
Mushtitshë

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, shprehet e shqetësuar me dhunën e përdorur nga ana e Policisë se Republikës se Kosovës ndaj demonstruesve në fshatin Mushtishtë të Suharekës, me rastin e tentimit të vizitës në këtë fshat nga ana e një grupi serbësh.

Kështu thuhet në reagimin për media të dërguar mëngjesin e sotëm, pas ngjarjeve të fundit të raportuara nga fshati Mushtitshtë.

“Ne, edhe me parë kemi shprehur shqetësimin tonë për rikthimin në këtë fshat të atyre serbëve që sipas  banorëve vendas kanë kryer krime në këtë rajon, andaj e ripërsërisim qëndrimin tonë se në Kosovë nuk kanë vend ata që kanë kryer gjenocid kundër shqiptarëve të Kosovës”, thuhet në deklaratë.

Anëtarët e “Ali Hadri” i bëjnë thirrje faktorit vendor e ndërkombëtarë që të mos provokohet situata me rikthimin në Kosovë të atyre serbëve që kanë gisht në dhunë, vrasje, maltretime e shantazhe ndaj popullsisë vendase shqiptare ngase kjo nuk e pranueshëm dhe është akt kundër vlerave fondamentale të tolerancës se krijuar me shekuj tek shqiptarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat