Bilanci i protestës në Mushtisht: 24 të arrestuar, katër policë dhe disa protestues të lënduar

Aktuale

Bilanci i protestës në Mushtisht: 24 të arrestuar, katër policë dhe disa protestues të lënduar

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 13:13
Foto nga vendi ngjarjes

(E plotësuar) - Gjatë protestës së sotme të mbajtur në fshatin Mushtishtë, të komunës së Suharekës, janë arrestuar 24 protestues, ndërsa të lënduar përveç protestuesve ku policia konstaton se janë lënduar nga vet gjuajtjet e tyre , janë edhe katër polic.

Dy prej tyre janë në gjendje të rënd, kurse dy të tjerë kanë marr vetëm disa lëndime të lehta trupore.

Komandanti i Policisë rajonale në Prizren ,Nexhmedin Krasniqi, në nj deklarim për media pas ngjarjeve të sotme, konstatoi se protesta ka qenë e dhunshme. Krasniqi tha se megjithatë Policia ka mbajtur çdo gjë në kontroll, duke iu ofruar serbëve rrugë të lira, por të cilat ata nuk deshën më pas t’i kalonin për arsye të tyre.

Krasniqi: Protesta në Mushtishtë ka qenë e dhunshme

“Në Mushtishtë sot ka qenë e paraparë të mbahet një vizitë e disa serbëve që vinin nga Serbia, për shkak të një feste që e kanë pasur. Këtu ka pasur një numër bukur të madh të qytetarëve edhe të rrethinës së Mushtishtit, por ka pasur edhe njerëz të tjerë jashtë fshatit Mushtishtë. I kanë shprehur pakënaqësitë e veta, ka qenë një protestë jo paqësore, ka qenë bukur e dhunshme. Policia sipas parimeve të procedurave ka kryer punën e vetë profesionale dhe është mundu që të siguroj lëvizje të lirë për pelegrinët serb, ka arrit të realizoj qëllimin dhe rruga ka qenë e lirë për ta. Mirëpo për shkak  të kohës ata janë  kthyer nuk kanë dashtë, vullnetarisht janë kthyer edhe pse iu ka komunikua edhe eprori i Policisë që e kanë të lirë rrugën edhe të vijnë në festën e tyre që të realizojnë qëllimet e veta, mirëpo prapë ata janë kthyer”, tha Krasniqi.

Ai mes të tjerash tha se kemi 24 persona të arrestuar ndërsa katër policë të lënduar, ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerë kanë marr lëndime të lehta trupore. Ndërsa sa i përket protestuesve, Krasniqi tha se protestuesit kanë marr lëndime por jo nga Policia, por nga vetë protestuesit.

Krasniqi: 24 persona të arrestuar  dhe 4 pjestarë të policësë të lënduar

“Deri më tani  mund të konfirmojmë se janë 24 persona të shoqëruar në Polici nga ana e protestuesve dhe i kemi katër polic të lënduar, ku dy prej tyre janë bukur rëndë, ndërsa dy kanë pësuar lëndime të lehta. Nga qytetar  ka të lënduar por nga ana e protestuesve e jo e Policisë sepse ne vet ishim në vend të ngjarjes dhe pamë guri  nga gjuajtja e protestuesve e rroki qytetarin i cili ka qenë edhe ai protestuese dhe i ka shkaktuar gjakderdhje në kokë”, tha Krasniqi.

Pas marrjes së informatave që autobusët e serbeve janë kthyer për në Serbi, protestuesit u shpërndan të qetë, me çka edhe u përmbyll protesta pas mbi gjashtë orësh. 

***

24 protestues të arrestuar, katër policë janë lënduar, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Këto raportohet të jenë pasojat e protestës së sotme në Mushtishtë të Suharekës.

Të lënduar lehtë ka pasur edhe nga ana e protestuesve, për të cilët Policia thotë se janë lënduar nga vetë protestuesit duke gjuajtur në drejtim të policëve.

Drejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Prizren, Nexhmi Krasniqi, tha se qëllimi i Policisë ka qenë të lirohet rruga, dhe sipas tij, ata kanë arritur ta lirojnë atë, por kanë qenë serbët që vullnetarisht kanë kërkuar të mos hyjnë në fshat për shkak se kanë konsideruar se janë vonuar në pritje, transmeton KP.

Policia në këto momente kanë nisur të tërhiqen nga fshati, ndërkohë edhe protestuesit janë duke u shpërndarë. Protesta ka qenë e dhunshme.

Kujtojmë se nga ora 07:00 e mëngjesit të sotëm banorët e fshatit Mushtisht, të komunës së Suharekës protestuan kundër ardhjes së serbëve në këtë fshat, të cilët kishin paralajmëruar pjesëmarrje në një festë fetare. Raportohet se serbët kanë vendosur të largohen dhe janë nisur për të shkuar në Manastirin e Zoçishtës në komunën e Rahovecit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat