Lepaja porosit Policët: Mos e rrihini popullin, por zbuloni krimet e serbeve

Aktuale

Lepaja porosit Policët: Mos e rrihini popullin, por zbuloni krimet e serbeve

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 28 gusht 2016 Në ora: 20:04
Fadil Lepaja

Analisti Fadil Lepaja përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj dhunës se Policisë së Kosovës ndaj qytetarëve të Mushtishtit të cilët penguan ardhjen e paralajmëruar të ish-banorëve serbë.

Lepaja ka porositur Policët e Kosovës që të mos rrahin popullin, por të zbardhin krimet e luftës ndajë popullit civil.

“POLIC TË KOSOVËS MOS E RRIHNI POPULLIN,POR ZBARDHNI KRIMET E DËNONI KRIMINELËT PAVARËSISHT ÇFAR NACIONALITETI TË KENË.
ME DHUNË NUK NORMALIZOHEN MARËDHËNIET DHE NUK NDËRTOHET BASHKJETESA, KËTË MË SË MIRI E KA DËSHMUAR DHUNA SERBE DIKURË

Moszbardhja e mijëra krimeve të luftës ndaj popullësisë civile në Kosovë, refuzimi i Serbisë të bashkëpunojë dhe të kërkoj falje për krimet e shtetit serb në Kosovë, politika dritshkurtër e qeverisë së Kosovës e cila beson se mund të normalizojë mardhëniet me dikë që ende nuk ka njohur krimet e veta, janë arsyet e rrebelimeve në Mushitishtë, e më heret edhe në Gjakovë çdo herë që organizohet këthim kolektiv i serbëve, vetëm për të dëshmuar se kjo është e pamundur dhe për të kaluar përgjegjësinë te qytetarët e pafajshëm që pësuan aq shumë nga lufta.
Protestat e qytetarëve janë të kuptueshme, por ato duhet të jenë të qeta dhe duhet të kushtëzohet këthimi me dënimin e krimit dhe kërkimfaljen serbe.
Këthimi i qytetarëve serb në pronat e tyre është e drejtë e pakontestueshme e tyre, por qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë duhet të njohin krimet e kryera, të fillojnë të dënojnë kriminelët dhe të fillojnë një proces të vërtetë të pajtimit dhe bashjetesës kudo që serbët kanë prona dhe duan të këthehen në shtëpitë e tyre.
Mos e rrihni popullin, zbardhni krimet, shteti serb të kërkojë falje dhe të përkulet para viktimave të luftës ashtu si bëri edhe presidenti i Kosovës ndaj viktimave civile serbe”, ka shkruar Lepaja në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat