Flamur Shala: S’po dihet kush po udhëheq me Prishtinën e kujt po i kryejnë shërbime

Aktuale

Flamur Shala: S’po dihet kush po udhëheq me Prishtinën e kujt po i kryejnë shërbime

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 11:44
Flamur Shala

Asambleisti i LDK-së në Prishtinë, Flamur Shala ka thënë se nuk po dihet kush po udhëheq me Prishtinë.

“Nuk po dihet kujt i shërbejnë këta të zgjedhur, kujt po i kryejnë shërbime, zyrave të VV, dikujt tjetër, apo qytetarëve të Prishtinës, atyre që iu premtuan shumë!Dështimet e pariparueshme në Prishtinë të kësaj udhëheqësie, në një anë, dhe bërja pjesë e zyrave politike me maska e mollotovë në to, në anën tjetër, nuk mund t’i fshehë as mbulojë asnjë kryetar a nënkryetar”.

Shala ka thënë se “përpjekja për t’i vënë maskat në kokë, për t’i kthyer molotovët në rrugë, përpjekja për ta marrë me dhunë pushtetin nga kryeqyteti, është dhe do të jetë e papranueshme, sot e gjithë ditën”.

Ai madje e ka cilësuar udhëheqjen e Prishtinës si të “çoroditur”.

“7 drejtorë të dorëhequr a të përjashtuar nga funksionet e tyre ekzekutive, 15 milionë të humbur dhe mbi 30 milionë të bartur nga viti në vit, nuk kanë të bëjnë me asnjë politikë a “kauzë”, përveç nxitjes dhe përpjekjeve për mashtrim, dështimit total në qeverisjen e kryeqytetit”, ka përfunduar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat