VV: Armët e gjetura nuk kanë të bëjnë me shpërthimet e fundit

Aktuale

VV: Armët e gjetura nuk kanë të bëjnë me shpërthimet e fundit

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 12:48
Pamje nga konferenca

(E plotësuar) - Pas arrestimeve të gjashtë aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, në mëngjesin e sotëm, kjo lëvizje ka thirrur një konferencë për media të mbajtur nga kryetari i Lëvizjes Visar Ymeri dhe Sekretari i përgjithshëm Dardan Molliqaj.

Ymeri: arrestimet e sotme janë akt klasik i përndjekjes ndaj kundërshtarëve politik

“Arrestimi i  sotëm i gjashtë aktivisteve të Lëvizjes Vetëvendosje është akt klasik i  përndjekjes ndaj kundërshtareve politik. Policia sot e vazhdoi atë aksion që e kishte filluar dje Radio Televizioni i Kosovës ose tash e disa ditë më mirë të them të montimit të rasteve të sulmeve të fundit nda aktivisteve të Lëvizjes së Vetëvendosje. Këto metoda këtë lidhje Polici, media, pushtet nuk është  që po e shohim për herë të parë sot. Është saktësisht e njëjta metodë që e përdorte UDB-ja dikur dhe që e ka përdorur SHIK-u tash e sa kohë në Kosovë....... Ne atëherë nuk kemi heshtur, sot nuk heshtim, e nuk do të heshtim as nesër. Këto ndërhyrje të Policisë vetëm sa e bëjnë më të çart rrugën tonë përpara, rrugën e organizimit dhe angazhimit vetëmohues deri  në shkatërrimin e plot të këtij regjimi të mafiozeve dhe krimineleve tanë ”, tha Y meri

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri tha se me arrestimin e aktivistëve të VV-së, pushteti po përdor metoda të cilat i përdorte dikur UDB-ja serbe.

Ymeri nuk la pa e përmendur edhe  arrestimin  e dy aktivisteve  Trim Gashi, Kushtrim Avdimetaj, duke thënë se që të dy u shpallen të p fajshëm  nga gjykata.

Ai gjithashtu tha se  Prokuroria ka hequr dorë tashmë nga këto hetime dhe akuza, dhe se në të dyja rastet policia e urdhëruar nga pushteti pati arrestuar dhe keqtrajtuar aktivistët pa kurrfarë prove.

Ymeri mes të tjerash tha se e njëjta gjë po ndodh edhe tash. Sipas tij, është ky regjim policor,  ai i cili  kishte hyrë në zyrat e  VV-së,  me njësitet anti-terror vetëm e vetëm për të shpërndarë frikë e për të kushtëzuar heshtje të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sekretari i përgjithshëm ,Dardan Molliqaj tha se Kosova tani po i ngjanë një shteti autoritar të udhëhequr nga Thaqi , Veseli  e Mustafa.

Molliqaj tha se RTK-ja  po interpreton  lajme nga njeri prej  krimineleve më të mëdhenj medial në Kosovë siç është Mentor Shala.

Molliqaj: Kosova po ngjan me një shtet autoritar nga urdhër-dhënësit  Thaqi, Veseli e Mustafa

“Ajo çka po ngjan në Kosovë është shënjues i një shteti autoritar siç e dini i kemi  urdhër dhesit politik që janë  Thaqi , Veseli dhe Mustafa. E kemi mjetin  propagandistik të tyre që është RTK-ja dhe i kemi  ekzekutuesit Policinë e Kosovës. Kjo lidhje e shpërfaq atë që edhe organizatat ndërkombëtare që Kosova është jo shtet i pavarur dhe me demokraci të zhvillime, për më tepër gjysmë autoritar e tash së fundmi shohim që është edhe autoritar. Ajo çka mund të themi me përgjegjësi të plot është që mund ti shohim lajmet në mbrëmje ne RTK- të diktime e  interpretime nga një prej  krimineleve më të mëdhenj të Kosovës në aspektin medial që është Mentor Shala, dhe në mëngjes do ti keni menjëherë aksionet e Polici se Kosovës kur behët fjalë për Vetëvendosjen, jo për sektorët tjerë”, tha Molliqaj

Molliqaj tha se  RTK- ja vazhdimisht po e  sulmon  VV-në , madje ky televizion sipas tij, në mënyrë të drejtpërdrejt ka thënë që Vetëvendosja është e përfshirë në sulme.

Molliqaj tha se drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni është në krye të krimit, duke thënë se babai i tij ishte pjesë e UDB-së.

Molliqaj: Babai i Shpend Maxhunit ishte pjesë e UDB-së

“Policia e Kosovës është diskreditu komplet , e kemi një Polici që nuk po mundet dhe nuk ka vullnet, nuk ka guxim për shkak se është e kapun me luftë krimin në Kosovë. Ju i keni parë të gjitha përgjimet printo edhe këto të sotshëm ku edhe gazetaret si Zejdush Kastrati e i cili kishte folur edhe me Mentor Shalën, e që po i bënte shërbim gjithmonë shefit të shefave dhe në anën tjetër e keni njeriun tjetër i cili është përfolur gjithmonë me këto përgjime dhe ai është Shpend Maxhuni. Ai i cili udhëheq Policinë e Kosovës e i cili e udhëheq po ashtu edhe krimin e kësaj  policie brenda shoqërisë së Kosovës, jo  rastësisht është Shpend Maxhuni. Për ju të gjithë që nuk e dini  Shpend Maxhuni e ka pasur babën njeri prej  UDB-ashave kryesor, komandant i stacionit të policisë në Vushtrri i cili ka rreh dhe ka vra shqiptarë ”, tha Molliqaj

Ndërsa sa i përket armëve  për të cilat policia tha se i ka gjetur gjatë bastisjes, Molliqaj tha se asnjëra nga armët nuk kanë të bëjnë asgjë me sulmet. Duke mohuar përfshirjen e aktivistëve të VV-së në këto sulme, Molliqaj tha se kjo mbetet vetëm një propagandë e pushtetit.

Ai shtoi se e gjithë kjo, është bërë me qëllim të ndaljes së  rezistencës së opozitës në Kosovë, dhe frikësimin e qytetarëve për protestën e një shtatorit.

Molliqaj: Aktivistët e VV-së po maltretohen në stacionet policore

“Kemi  një informacion që aktivistet  janë rrahur ne stacionet e policisë dhe janë bërë presion për të deklaruar gjera të ndryshme. Është e pavërteta, që asnjeri nga aktivistet e VV tash edhe në kontakt  me avokatet kanë pranuar fajin , ajo çka po ndodh është që njëri prej familjarëve ka pranuar pronësinë e njërin prej armës  dhe prapë prokuroria e shtetit është në funksion të propagandës sepse asnjëri nga aktivistet nuk kanë pranuar asgjë. I bëjmë thirrje të gjitha organizatave vendore dhe ndërkombëtare që të gjitha të ndërhyn menjëherë në stacionet e policisë,  për të parë gjendjen e të arrestuarve për shkak se kjo torturë dhe ky presion  qoftë mediatik  jashtë dhe brenda i dhunës së drejtpërdrejt duhet të ndalet me këtë rast fatkeqësisht kryetari i këshillit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut që e pamë sot në përgjimet e shefave që ishte në shërbim të shefave të shefave”, tha Molliqaj.

***

Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media, përmes kryetarit të saj Visar Ymeri, u deklarua më hollësisht për rastin e arrestimeve të gjashtë aktivistëve të VV-së, në lidhje me shpërthimin në Kuvendin e Kosovës.

Ymeri tha se armët e gjetura nuk janë të personave të arrestuar të VV-së, ai gjithashtu tha se në Kosovë nga paslufta njerëzit nuk i kanë dorëzuar armët.

I pari i Vetëvendosjes tha se këto forma të arrestimeve janë të njëjta me ato që ka përdorur UDB-a serbe, dhe të njëjtat po i përdor SHIK-u tash e sa kohë në Kosovë. Ndërsa Dardan Molliqaj tha se armët që janë gjetur nuk kanë të bëjnë me sulmet që kanë ndodhur së fundi në Kosovë.

Ai tha se Shpend Maxhuni, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, është vegla kryesore e persekutimit që po i bëhet opozitës. “Shpend Maxhunin është njeriun që është përfolur në përgjime , njeri i cili u rrit nga një baba që ishte pjesë e UDB-ës, e i cili ka rrahur e masakruar shume shqiptarë”, tha Molliqaj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat