Veseli takon ambasadorët e Quintit

Aktuale

Veseli takon ambasadorët e Quintit

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 30 gusht 2016 Në ora: 13:08
Pamje nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka njoftuar se ka takuar ambasadorët e vendeve të Quintit.

Veseli ka thënë se Demarkacioni dhe temat tjera me rëndësi për Kosovën, do të trajtohen në bazë të ligjeve të Kosovës dhe në bazë të procedurave demokratike.

“Gjatë takimit me ambasadorët e vendeve të Quintit, ritheksova përkushtimin tonë institucional, për rrugën drejt integrimit euroatlantik. Qytetarët e Kosovës dhe institucionet e saj, janë të sigurt dhe nuk lejojnë që përmes dhunës t'ju ndryshohet orientimi i tyre politik.

Demarkacioni dhe temat tjera me rëndësi për Kosovën, do të trajtohen në bazë të ligjeve të Kosovës dhe në bazë të procedurave demokratike. Vullneti ynë për të ecur përpara, është i pacenueshëm. Jemi falënderues ndaj miqve që na ndihmojnë në këtë rrugëtim”, ka shkruar Veseli në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat