Mustafa: Të pagjeturit, plaga më e madhe e Kosovës së lirë

Aktuale

Mustafa: Të pagjeturit, plaga më e madhe e Kosovës së lirë

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 13:56
Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se të pagjeturit janë plaga më e rëndë e shoqërisë kosovare që nga përfundimi i luftës.

Mustafa këtë e tha me rastin e shënimit të 30 Gushtit – Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur.

Ai ka shprehur përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për të punuar pareshtur në zbardhjen e fatit të të pagjeturve derisa ka theksuar mbështetje të gjithanshme edhe për familjarët e të pagjeturve.

“Qeveria e Kosovës dhe të gjitha institucionet do të punojnë me përkushtim maksimal në të gjitha drejtimet me qëllim të zbardhjes së fatit të të pagjeturve në Kosovë. Të pagjeturit janë plaga më e rëndë e Kosovës dhe dhimbja jonë me e madhe”, ka thënë kryeministri.

Më tej, kryeministri ë ka apeluar të Bashkësia Ndërkombëtare që të shtojë presionin mbi autoritetet serbe që të tregojnë ku ndodhen të pagjeturit e Kosovës, të cilët janë rrëmbyer gjatë luftës dhe të dorëzojnë kryesit e akteve kriminale gjatë asaj periudhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat