Thaçi emëron Sami Hamitin anëtar të ri të KQZ-së

Aktuale

Thaçi emëron Sami Hamitin anëtar të ri të KQZ-së

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 10:34
Sami Hamiti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka emëruar anëtarin e ri të Komisionit Qendror Zgjedhor, Sami Hamitin, në cilësinë e përfaqësuesit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këtë vendim, presidenti Thaçi e ka marrë duke u bazuar në nenin 139, paragrafi 4 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 61 dhe 62 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe në propozimin e Grupit Parlamentar të LDK-së.

Anëtari i ri i Komisionit Qendror Zgjedhor, Sami Hamiti, sot ka dhënë betimin para presidentit Thaçi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat