Aktivistët e Vetëvendosjes dërgohen në Gjykatë

Aktuale

Aktivistët e Vetëvendosjes dërgohen në Gjykatë

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 11:28
Aktivistet e arrestuar te Vetevendosjes

Gjashtë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të arrestuar dje si të dyshuar për sulmin me granatë në Kuvendin e Kosovës më 4 gusht të këtij viti, janë dërguar në Pallatin e Drejtësisë për të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake.

Ata do të merren në pyetje dhe gjatë ditës pritet që gjykata të vendosë për masën e sigurisë ndaj tyre, transmeton kallxo.com.

Të arrestuarit janë Atdhe Arifi, Astrit Dehari, Adea Batusha, Egzon Haliti, Petrit Ademi dhe Frashër Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat