Veteranët ftojnë deputetët të mos e votojnë demarkacionin

Aktuale

Veteranët ftojnë deputetët të mos e votojnë demarkacionin

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 31 gusht 2016 Në ora: 16:13
Vija ndarëse mes Kosovës dhe Malit të Zi

Kryetari Shoqatës së Veteranëve të Luftës së  Kosharës “ Brigada 138 – Agim Ramadani “, Qamil Jasiqi në emër të bashkëluftëtarëve ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të mos e votojnë demarkacionin me Malin e Zi.

“Ne bashkëluftetarët dhe deshmorë, që sot prehen në tokën tonë, e që u rreshtuam si gur i parë i kufirit të shtetit të Kosovës: I ftojmë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të ngrihen në nivelin e përgjegjësisë kushtetuese dhe me dinjitet e përgjegjësi juridike e morale ta mbrojnë shtetësin? dhe shtetin e Kosovës, vijëzuar me gjakun, mundin dhe sakrificen tonë nepër shekuj”, thuhet në komunikatën për media të dërguar nga kryetari SHVL Koshare Qamil Jasiqi./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat