Gecaj: Pse ndryshuan mendjen për kufirin Bulliqi e Isufi

Aktuale

Gecaj: Pse ndryshuan mendjen për kufirin Bulliqi e Isufi

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 23:26
Harta e Kosovës

Zëvendës Ministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka publikuar një status në profilin e tij facebook, duke vënë ne pikëpyetje teoritë e Shpejtim Bulliqit dhe Florim Isufit, për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Sipas Gecajt, kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Hivzi Islami, në një punim të tij sjell harta të ndryshme në të cilat janë thirrur dhe i kanë bazuar përfundimet e tyre shkencore më të hershme Shpejtim Bulliqit dhe Florim Isufit [të dytë ish-studentë të tij].

“Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Hivzi Islami, në një punim të tij sjell harta të ndryshme  në të cilat janë thirrur dhe i kanë bazuar përfundimet e tyre shkencore më të hershme Shpejtim Bulliqit dhe Florim Isufit [të dytë ish-studentë të tij]. Që të gjitha ato punime pa përjashtim kanë qenë në përputhje të plotë me vijat e shënuara kufitare të Komisionit Shtetëror. Mbetet enigmë pse ata sot kanë ndryshuar mendjen për kufirin; pra, kush ua preu teshat! Për më keq, disa nga këto punime të këtyre autorëve, sipas Akademikut Islami, kishin edhe elemente plagjiature. I zhgënjyer me këtë qasje, Prof. Islami për krejt këtë ka një përfundim: “Kur këtu janë në gjendje të spekulojnë aq shumë, pse mos të gënjejnë edhe për kufijtë!”...

Gjithashtu, gjatë viteve 2000-2002, Florim Isufi ishte përgjegjës për përgatitjen e Atllasit të Kosovës nga HCIC [fotot e mëposhtme 5-8]! Si ndodhi që edhe në këtë rast Florim Isufi mos të ishte në dijeni se Bjelluha dhe Çakorri kishin mbetë jashtë kufirit të Kosovës? Pse atëherë nuk e ngriti fare zërin për këtë çështje, ndërsa që tani [me "teshat e reja"] është aq i zhurmshëm?”, shkruan Gecaj .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat