Edhe Veseli niset për Vatikan, do të marrë pjesë në shenjtërimin e Nënës Terezë

Aktuale

Edhe Veseli niset për Vatikan, do të marrë pjesë në shenjtërimin e Nënës Terezë

Më: 3 shtator 2016 Në ora: 17:37
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli po qëndron në Romë, ku gjatë ditës së sotme dhe të nesërme merr pjesë në ceremonitë solemne të organizuara për nder të shenjtërimit të Nënës Terezë.

Kryekuvendari Veseli sonte do të marrë pjesë në ceremoninë e kanonizimit të Nënës Terezë, ndërsa gjatë ditës së nesërme merr pjesë në ceremoninë zyrtare të shenjtërimit të Nënës Terezë, e cila do të mbahet në Selinë e Shenjtë, në Vatikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat