Presidenti i gëzohet golit të parë të Kosovës, lavdëron futbollistët

Aktuale

Presidenti i gëzohet golit të parë të Kosovës, lavdëron futbollistët

Më: 6 shtator 2016 Në ora: 00:06
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka mundur ta përmbajë gëzimin pas golit që ka shënuar Valon Berisha për Kosovën kundër Finlandës, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2018.

“Goool! Bravo djema! Goli i parë ndonjëherë i Kosovës”, ka shkruar Thaçi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”. Presidenti i ka vlerësuar futbollistët edhe për performancën e tyre. “Lojë e shkëlqyeshme e ekipit të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social. Ndërkohë, pas mbarimit të ndeshjes Finlandë - Kosovë, presidenti Thaçi ka shkruar një tjetër status në llogarinë e vet në “Fb”, me anë të të cilit ka bërë me dije se medie të ndryshme  e të mëdha botërore po raportojnë për ndeshjen Finlandë - Kosovë. “Bota po raporton për lojën tonë të parë, dëshmi e energjisë, optimizmit, dashurisë ndaj vendlindjes dhe kujtimeve për historinë tonë. Urime përfaqësueses dhe golashënuesit Berisha! Urime selektorit dhe federatës! Dhe urime të gjithë djemve dhe vashave që do të luajnë tash e tutje me mbresat e kësaj loje historike”, ka shkruar presidenti Thaçi, i cili këtij statusi ia ka bashkëngjitur edhe disa fotografi nga mediet që kanë raportuar për këtë ndeshje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat