Thaçi: Do të nderohet përjetësisht Kushtetuta e Kaçanikut

Aktuale

Thaçi: Do të nderohet përjetësisht Kushtetuta e Kaçanikut

Më: 7 shtator 2016 Në ora: 12:02
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka përkujtuar sot Kushtetutën e Kaçanikut të vitit 1990.

Thaçi ka theksuar se para 26 viteve, deputetë e ish-Kuvendit të Kosovës kishin thënë fuqishëm se Kosova nuk do të durojë diskriminimin.

Sipas tij Kushtetuta e Kaçanikut do të nderohet përjetësisht si akt i rëndësishëm dhe guxim i delegatëve.

"Kur kujtojmë, pas 26 viteve, 7 shtatorin e vitit 1990, ditën kur deputetët e ish-Kuvendit të Kosovës e thanë fuqishëm edhe një herë, se Kosova nuk do ta durojë më diskriminimin, kujtojmë edhe unifikimin e plotë të popullit tonë për Kosovën Republikë.

Kushtetuta e Kaçanikut si akt i rëndësishëm dhe guximi i delegatëve do të nderohen përjetësisht.

Sot e kemi shtetin tonë. Ta forcojmë atë dhe ta integrojmë së bashku në familjen europiane!", ka shkruar Thaçi në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat