Abazi: Z. Prokuror deri kur keni me i mbyll sytë para asaj që po ndodh?

Aktuale

Abazi: Z. Prokuror deri kur keni me i mbyll sytë para asaj që po ndodh?

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 9 shtator 2016 Në ora: 18:58
Haki Abazi

Analisti politik, Haki Abazi ka drejtuar një letër të hapur prokurorit në të cilën ka thënë se ka mundësi që mos të posedoni luksin për të menduar për krimin që po shkaktohet duke i lenë njerëzit të vdesin ngadalë por sigurt nga tymi, grimcat, pluhuri dhe përbërëseve kimik që lirojnë tymtarët e dy minicernobilave në Obiliq.

Po ashtu, Abazi ka shkruar në Facebook se Z. Prokuror deri kur keni me i mbyll sytë para asaj që po ndodh?

“Apo jeni duke pritur momentin e vejtrimit te lendeve qe te mso keni nevoje te merreni me kete gje sepse eshte shume rrezik me i dale klaneve PRONTO dhe RIINVEST+ përpara”, ka shkruar Abazi.

Postimi i Haki Abazit në Facebook:

I dashur prokuror:

Ka mundesi qe te mos posedoni luksin per te menduar per krimin qe po shkaktohet duke i lene njerezit te vdesin ngadale por sigurt nga tymi, grimcat, pluhuri dhe perbereseve kimik qe lirojne tymtaret e dy minicernobilave ne Obilic. Kjo veper kriminale dhe penale qe po behet ka nje adrese dhe ato jane tek vendimarresit. Ministrat perkates dhe dikasteret qe paguhen nga taksapaguesit e qytetareve do te duhej te mendonin per shendetin dhe t'i mbronin qytetaret dhe te ju sigurojne bebave te reja te rriten pa prezencen e kemikaljeve, qe ata te kene zhvillim te duhur e normal me shendet qe ju lejojne te behen qytetare te dijshem dhe te zote per vehten dhe vendin.

Kjo nuk po ndodhe dhe ne fakt po ndodhe qe po te tentohet qe mbi veprat penale te shkatuara ne shkeljen e procedurave dhe ligjeve ne fuqi te behet edhe nje shkelje ligjore e radhes duke tentuar qe me cdo kusht te kontraktohet nje termocentral tjeter i ri qymyri qe ka pesuar modifikime me dhejtra here ne dhejte vitet e fundit dhe ne fund te fundit perveq fjaleve te kota e shterrpe nuk ka asnje studim te mirfillte te nevojes, arsyeshmerise ekonomike, ndikimit socal e mejdisor dhe ndikimt ne shendetin publik, shkatrrimin e biodiversitetit dhe nivelin e shkatrimit te pariparueshme te tokes, dhe arave ku jane kultivuar kultura e tradite me qindra vite.

Tani ceshtja per shqyrtim i nderuar prokuror: Nese lejohet nje proces i till qe shkel mbi te gjitha ligjet qe jane ne fuqi athere kjo eshte e nejete sikur te thujhet qe vrasesi eshte ne rruge per te vrare viktimen e insitucionet e drejtesise nuk e prishine rehatine duke pire makiato. I vetmi ndryshim ketu eshte qe kersima e armes nuk ndegjohet mebnjhere ajo ndegjohet pas dekadave por pasojat jane katastrofale. Zoti prokuror: Ligji per prokuriom publik Kerkon s epaku dy oferta valide te bera kundrejt pershkrimit specifik dhe detaj te kerkeses. Kjo eshte mbi te gjitha problemet qe kam permenduar me lart. Kjo thyerje e ligjit paraqet veper penale e minsitrit Blerand Stavilievci i cili nuk ka baze ligjore as per te dikutuar me operator privat ne emer te aseteve te Kosoves. Meqe demi tejaklon qindra mijera euro kjo eshte edhe theyrje e kushtetutes dhe demtim i nteresit te shtetit.

Pse po behet: Nga pergjimet e keni te qarte nese dikush e ka hallin e qytetareve. Por ndoshta do te duhj te shronit pyetjen se kush ka belere toka dhe ka ndertuar shtepi mbi tokat qe do te duhej te shpronshen per te nxjerr qymyrin. Ndoshta duhet shikuar se kush ne fakt po projekton perfitime milioneshe nga shakttrimi i vendit dhe perdorimi i buxhetit te shteti per te komensuar pronat e blera lire nga fshataret dhe tani i shiten shteti per miliona. Ndoshta keto pyetje nuk eshte e veshtire te shtrohen dhe te huylumtohen. Natyrisht nese keni me ke dhe ne i besoni sistemti ne te cilin jeni rekrutuar.

Z. Prokuror deri kur keni me i mbyll syte para asaj qe po ndodhe? Apo jeni duke pritur momentin e vejtrimit te lendeve qe te mso keni nevoje te merreni me kete gje sepse eshte shume rrezik me i dale klaneve PRONTO dhe RIINVEST+ perpara. Ju lutem thujanei troq qe t'ju dime hallin./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat