Gashi: Vetë krijimi i Speciales është njëfarë dënimi

Aktuale

Gashi: Vetë krijimi i Speciales është njëfarë dënimi

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 01:02
Dardan Gashi

Analisti Dardan Gashi, në Zona e Debatit, ka thënë se shpreson që Gjykata Speciale të mos bie pre e lojërave të ndryshme që mund të bëhen.

Ai ka deklaruar se edhe nëse akuzat e ndryshme vërtetohet të mos jenë të vërteta, ato do të mbesin njollë e zezë për personat e apostrofuar, njofton Klan Kosova.

“Edhe nëse pas 10 vjetësh del që nuk është i vërtetë raporti i Dick Martit për Hashim Thaçin, ajo është një njollë e zezë. Si do që të ndodhë, ai është një dëm që i është bërë vendit dhe vështirë që mund të rikuperohet. EULEX-i nuk ka kryer asnjë funksion. Shpresoj që Gjykata Speciale të mos bjerë viktimë e lojërave”.

Gashi ka thënë se vet krijimi i Gjykatës Speciale është njëlloj dënimi për segmentë të caktuar dhe se është absurde që edhe pas kaq vjetësh të kemi tema të tilla si krimet e luftës.

“Për ne kur vjen fjala e akuzës, për ne nëse vjen një gjykatë e huaj, në një aspekt veç e ke mar një dënim. Është negative për vendin. Zonat e komandantëve dihen, ata që kanë qenë kush kanë qenë e dijmë, besoj që dikush duhet ta marr përgjegjësinë. Edhe EULEX-i ka thënë se do të hetohen raste të tilla, ka qenë rasti i Fatmir Limajt, dhe s’ndodhi asgjë hiç. Tema e krimeve të luftës, krejt pas 17 vjetësh, është çështje absurde nga bashkësia ndërkombëtare”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat