Bulliqi i kundërpërgjigjet Gecajt: Po të varej prej teje, moti kisha ecë nga LDK-ja

Aktuale

Bulliqi i kundërpërgjigjet Gecajt: Po të varej prej teje, moti kisha ecë nga LDK-ja

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 11:48
Shpejtim Bulliqi

Bajram Gecaj, indirekt paralajmëroi largimin e Shpejtim Bulliqit nga LDK-ja, duke pasur parasysh qëndrimin e këtij të fundit lidhur me demarkacionin me Malin e Zi. Por, Bulliqi ia ka kujtuar Gecajt se është ndër të fundit që mund të flasin për pozitën e tij në LDK

Gecaj la të kuptohet se Bulliqi duhet të largohet nga LDK-ja, kur shkroi se ‘në LDK janë dhe do të mbesin ata të cilët punojnë me konsekuence dhe përkushtim për partinë dhe për realizimin e objektivave dhe qëndrimeve partiake”

Gecaj ka lënë të kuptohet se në LDK nuk duhet të jenë jo ata të cilët punën më të madhe dhe kryesoren e kanë zhvilluar në drejtim të kundërt të zhvillimit të partisë.

Por, deputetit të LDK-së, Shpejtim Bulliqit, nuk i kanë bërë përshtypje deklaratat e bashkëpartiakut të tij, i cili është pjesë e kabinetit të kryetarit Isa Mustafa.

“Po të varesha nga Bajarm Gecaj, moti kisha ec nga LDK-ja”, tha Bulliqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat