Krasniqi: Nesër nis vaksinimi i gjedhave

Aktuale

Krasniqi: Nesër nis vaksinimi i gjedhave

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 14:26
Memli Krasniqi

Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi ka bërë me dije se i gjithë kontingjenti i vaksinave kundër sëmundjes gungore të lëkurës së gjedhave është shpërndarë në gjithë territorin e vendit dhe që nga nesër do të fillojë vaksinimi.

“Pa dyshim ky është një lajm të mirë për të gjithë ata që mbajnë gjedhe, sepse me këtë do të parandalohet përhapja e mëtejmë e kësaj sëmundje që ka prekur të gjitha vendet e rajonit”.

“Gjithashtu, dua të ju siguroj edhe një herë se të gjithë ata që kanë pësuar humbje nga fondi i gjedheve nga kjo sëmundje do të kompensohen nga fondi që ka ndarë ditë me parë Qeveria e Kosovës. Ne do të jemi në koordinim të vazhdueshëm edhe me AUVK-në që të nisë së shpejti edhe procesi i verifikimit të ngordhjeve dhe menjëherë të bëhet edhe kompensimi”.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë ndihmuar që kjo sfidë të tejkalohet lehtë, duke evituar pasojat më të mëdha”, ka shkruar ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat