Pas përfundimit të seancës për Azem Sylën, flet avokati i tij

Aktuale

Pas përfundimit të seancës për Azem Sylën, flet avokati i tij

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 14:26
Tomë Gashi

Pas përfundimit të seancës për Azem Sylën, avokati i tij, Tomë Gashi ka deklaruar se prokurori ka pretenduar se ka fakte që persona të caktuar në emër të Azem Sylës kanë kontaktuar dëshmitarin, e jo vetë Syla.

Ai ka ripërsëritur qëndrimin e tij të mëhershëm se klienti i tij nuk ka të bëjë asgjë me atë që pretendohej.

“Syla nuk ka të bëjë asgjë me tentimin për të ndikuar tek dëshmitarët dhe këtë e kemi vërtetuar edhe me dëshmitë që i ka sjellë prokurori. Ne kemi deklaruar se Syla do ta respektoj çdo vendim të gjykatës, dhe nëse ata vërtetojnë se ai ka tentuar të ndikojë në dëshmitarë, atëherë do të merren masa”, tha Gashi.

Sipas tij, gjyqtarja ka kuptuar se dikush ka kontaktuar dëshmitarët pa lejen e Sylës.

Sipas informacioneve, bëhet fjalë për ‘dëshmitarin 2”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat