Sejdiu: Kisha po keqpërdoret për relacionet e çiftit të Thaçit me Vuçiqin

Aktuale

Sejdiu: Kisha po keqpërdoret për relacionet e çiftit të Thaçit me Vuçiqin

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 10:28
Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se kisha në oborrin e Universitetit të Prishtinës po keqpërdoret si temë, për t’i mirëmbajtur relacionit e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Fatkeqësisht po keqpërdoret kjo farë teme, me idenë që çifti i Hashim Thaçit të mirëmbajë relacionet me Vuçiqin. Është e thjeshtë fare, nuk kanë asnjë dokument me të cilin autorizohen të punojnë në atë objekt”, ka thënë nënkryetari i komunës së Prishtinës.

Sejdiu ka thënë se ka edhe objekte tjera fetare pa leje, por kanë sjellë dokumentacionin për legalizim.

Kjo kishë sipas tij, është ndërtuar me idenë e kolonizimit të Kosovës.

“Këta nuk kanë sjellë asnjë dokument dhe nuk munden me u sjellë mbi ligjin”, është shprehur Sejdiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat