Slobodan Vujiçiq në grevë urie, ka dy kërkesa për Shpend Ahmetin

Aktuale

Slobodan Vujiçiq në grevë urie, ka dy kërkesa për Shpend Ahmetin

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 11:15
Slobodan Vujiçiq

(E plotësuar) - Kryetari i komunitetit malazez në Kosovë, Slobodan Vujiçiç, i cili jeton në Prishtinë, nga sot ka vendosur të hyjë në grevë urie.

Në Parkun e qytetit, përkatësish afër bustit të dikurshëm të “Boro dhe Ramizi”, ai me vete sot kishte marrë batanije dhe jastëkun si gjëra të vetme që do ta shoqërojnë në grevën të cilin e nisi nga mëngjesi i sotëm.

Ka kohë që në këtë vend qëndron vetëm busti i Ramizit dhe mungon ai i Boro Vukmiroviqit, e pikërisht kjo është arsyeja kryesore që banori malazez i Prishtinës, Vujiçiç, nisi sot grevën e urisë.

Ai ka edhe një kërkesë për të cilën thotë se deri në realizmin e tyre nuk do ta ndal grevën. Kërkon që të emërohet rruga me emrin e  shkrimtarit malazezë Radovan Zogoviçit. Sipas tij ky shkrimtarë ka dhënë shumë për popullin shqiptarë .

Vujicic: Dua që busti i Boros të kthehet këtu afër Ramizit

“Ky është busti i dëshmorëve Boro dhe Ramizi, Boro ka qenë malazezë edhe ky është simboli i luftës kundër fashizmit. Unë mendoj që Kosova nuk  është kundër luftës së  fashizmit dhe ky gjest duhet të jetë i riparueshëm dhe duhet të kthehet busti i Boros. E dyta, shumë kohë më parë ka qenë një rrugë në emër të malazezit Radovan Zogoviçit . Dy herë është heq emërimi i rrugës që ishte në emër të tij...Pse nuk kanë ardhur studentët me më ndihmuar mua këtu. Pse s’ka ardhur rektorati....Konsideroj që studentët shqiptarë dhe rektori i Universitetit të cilët janë nisur ato pyetjet për atë tempull duhet të nisnin pyetje edhe këtu, edhe këtu është e njëjte”, tha Vujiçiç.

Ai për shkrimtarin Zogoviç thotë se nuk është simbol i Sllobodan Milloseviçit, dhe se kërkon që studentët dhe rektori të solidarizohen me të.

Image

Vujicic: Ku janë studentët , dua që edhe ata të solidarizohen me mua

“Radovan Zogoviç është simbol i lirisë, është simbol i fjalëve të mira për popullin shqiptarë. Ku janë studentët... Unë dua të solidarizohem me ta, por pres që edhe ata të solidarizohen me mua. Ashtu që ajo është një arsye, unë me të vërtet nuk dua të largohem nga këtu deri sa nuk kthehet emri i rrugës Radovan Zogoviç qysh ka qenë dhe deri sa nuk vendoset busti i Borosë. Emërimi i rrugës Emir Zogoviç ka qen më herët në shesh, më herët në Pejton, dhe i ka penguar dikujt prej shqiptarëve që është, dhe ai është heq“, tha Vujiçiç.

Përderisa ai tha se nuk kanë nevojë të hyjnë në grevë urie malazezët tjerë që jetojnë në Kosovë, kryetari i komunitetit malazez në Kosovë, Slobodan Vujiçiç foli edhe për shënjimin e ri të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi. Vujiçiç thotë se demarkacioni nuk është problem, pasi sipas tij edhe kryeministri malazezë ka thënë se kjo çështje është punë e brendshme e Kosovës .

Vujicic: Unë i përfaqësoj malazezët

“Nuk ka nevojë, unë i përfaqësoj malazezët, nuk ka nevojë që të vijnë të tjetër. Ne nuk duam që ta shkatërrojmë shtetin e Kosovës. Ne nuk duam që kjo t'i prish marrëdhëniet mes malazezëve dhe kosovarëve. Ne duam vetëm që me këtë gjestin tim, atë që mua më kanë thënë malazezët, unë dua të përçoj mesazhin. Kjo nuk ka lidhje me mosdhëniet e këqija. As demarkacioni, as Radovan Zogoviç, krejt problemet të cilat ne i kemi të përbashkëta janë probleme vëllazërore. Askush nuk mund të na prishë marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe malazezëve. Unë mendoj që kryeministri malazez ka qenë i qartë që Mali i Zi kupton problemet e brendshme të Kosovës, Mali i Zi do të pres. Mali i Zi nuk do të lejoj asnjë herë që qytetarët e Kosovës të jenë viktima”, tha Vujiçiç.

Ai tha se në asnjë mënyrë nuk dëshiron që të prishen marrëdhëniet m es malazezëve dhe kosovarëve. Ai pret që kryetari i Komunës së Prishtinës për të cilin thotë se disa herë i ka bërë kërkesë për tu takuar që një ditë të gjejë kohë për takim.

***

Kryetari i Shoqatës së malazezve të Kosovës Slobodan Vujiçiq sot në mëngjes ka filluar grevën e urisë me kërkesën që në Prishtinë të kthehet busti i Boro Vukmiroviqit dhe tabela e rrugës me emrin Radovan Zogoviq.

Vujiçiq për RTV KIM ka thënë se e ka filluar grevën e urisë pasi është i pakënaqur me autoritete lokale të Prishtinës.

Ai ka shtuar se nuk do të heqë dorë nga greva derisa ia kreu i Prishtinës Shpend Ahmeti të mos e kthejë bustin e Boro Vukmiroviqit që gjendej afër atij të Ramiz Sadikut në Parkun e Prishtinës si deh tabelën e e rrugës me emrin Radova Zogoviq.

“Dikush për herë të tretë po e heq tabelën me emrin Radovana Zogoviq. Unë kam lindur këtu dhe dëshiroj që rruga që ka eksituar me këtë emër të kthehet. Ne e kemi kthyer por dikush po heq”, ka thënë Slobodan Vujaçiq i cili Shpend Ahmetin e ka akuzuar për fashizëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat