Komandant “Kobra” i bashkohet AAK-së, tregon arsyet pse e përkrah Ramushin

Aktuale

Komandant “Kobra” i bashkohet AAK-së, tregon arsyet pse e përkrah Ramushin

Nga: P.Rudi Më: 19 shtator 2016 Në ora: 12:17
Naser Vllasi, "Kobra"

Ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftën e Koshares, Naser Vllasi, i njohur si Komandant “Kobra”, përmes një postimi në facebook ak bërë të ditur që ka marrë vendim që në nivel qendror ta përkrah dhe të jap kontributin  e tijpër Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

“Dikuj i duket i çuditshëm vendimi im që në nivel qëndror ta përkrah dhe të jap kontributin tim për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, por ky nuk është vendim që e kam marr brenda minutave apo orëve, por është analizuar në detaje për një kohë shumë të gjatë.Unë gjithmonë do jem aty ku e kërkon detyra, përkrah Rrustem Berishës, që ishte komandant i Brigadës 138 Agim Ramadani, por edhe përkrah Ramush Haradinajt që ishte komamdant i zonës operative të Dukagjinit. Rrustemin e kam mik të zemrës, që e çmoj shumë si njeri me personalitet të qëndrueshëm dhe jo rastësisht kam thënë se nëse është nevoja për të do e jepja edhe jetën”, shkruan ai, përcjellë Bota sot.

Ja postimi i tij i plotë:

Kam dëgjuar njerzit të thonë se edhe po të shkosh në fund të botës, prapë se prapë do kthehesh te rrënjët tua, aty ku ti e ke burimin. E po kjo thënje po na del të jetë shumë e vërtetë. Unë dhe familja ime sikur jemi të lindur që miqtë tanë të përjetshëm ti gjejmë në ditë të vështira, në kohra lufte dhe tortura e mundime nga okupatorët e ndryshëm. Dikuj i duket i çuditshëm vendimi im që në nivel qëndror ta përkrah dhe të jap kontributin tim për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, por ky nuk është vendim që e kam marr brenda minutave apo orëve, por është analizuar në detaje për një kohë shumë të gjatë.Unë gjithmonë do jem aty ku e kërkon detyra, përkrah Rrustem Berishës, që ishte komandant i Brigadës 138 Agim Ramadani, por edhe përkrah Ramush Haradinajt që ishte komamdant i zonës operative të Dukagjinit. Rrustemin e kam mik të zemrës, që e çmoj shumë si njeri me personalitet të qëndrueshëm dhe jo rastësisht kam thënë se nëse është nevoja për të do e jepja edhe jetën.

Sa i përket familjes Haradinaj nuk besoj se ka vend për fjalë, ngase kontributi i tyre në luftën çlirimtare nuk mund të mohohet nga askush, ngase njerzit që japin edhe jetën për atdhe meritojnë çdo lëvdatë dhe duhet nderuar gjithmonë.Burrat si Ramushi, Luani, Shkelzeni, Nasimi e Dauti janë ata që me mish e me shpirt janë munduar për këtë vend, e dy prej tyre nuk jetojnë më e të tjerët edhe sot e asaj dite vazhdojnë ta japin kontributin e tyre në forma të ndryshme. Besoj dhe shpresoj se krerët e Aleancës do punojnë me gjakftohtësi dhe nuk do ndikohen nga emocionet e çastit, por duke i analizuar gjërat në detaje do e bëjnë më të mirën për vendin e tyre. Tash jemi në një fazë të vështirë kur para nesh janë shtruar detyra me përgjegjësi të jashtzakonshme siç jane asociacioni dhe demarkacioni, por besoj se me punë të palodhshme do arrijmë te një zgjidhje e pranueshme dhe që na hap rrugë për integrime Euro Atlantike. Një duhet ta dijmë, se ne nuk kemi tokë që ti falim askujt, por me fakte do arrijmë te zgjidhja adekuate dhe e pranueshme.

Para nesh po paraqiten sfida shumë të mëdha por besoj se me ndihmën e miqve amerikan do arrijmë që ta luftojmë terririzmin, ekstremizmit dhe gjërat tjera të dyshimta që nuk i sjellin dobi askujt.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat