Kurti e Ymeri sot në Tiranë, debat publik për demarkacionin

Aktuale

Kurti e Ymeri sot në Tiranë, debat publik për demarkacionin

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 08:35
Foto arkiv, Kurti e Ymeri

Lëvizja Vetëvendosje, sot organizon në Tiranë një takim publik që ka fokus temën e demarkacionit në mes Kosovës dhe Malit të Zi,

Sipas njoftimit, të VV-së, ditën e martë me datë 20 shtator, në orën 18:00 në sallën UNESCO te Muzeu Kombëtar, Lëvizja Vetëvendosje organizon në Tiranë një takim publik që ka në fokus demarkacionin.

Pas tërheqjes së qeverisë së Kosovës nga marrëveshja e kufirit me Malin e Zi, liderët e Vetëvendosjes kanë mbajtur takime edhe në Prishtinë.

Organizimi në sallën “UNESCO”, në Muzeun Kombëtar vjen pas protestave të shumta popullore në mbrojtje të integritetit dhe sovranitetit të Kosovës, prej më shumë se një viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat