Ministrja Hoxha injoron Komisionin për Mbikëqyrje Financiare

Aktuale

Ministrja Hoxha injoron Komisionin për Mbikëqyrje Financiare

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 10:40
Komisioni për Mbikëqyrje Financiare

Komisioni për Mbikëqyrje Financiare, ka shtyrë për një ditë tjetër shqyrtimin e raportit auditorit të përgjegjshëm për Ministrinë e Drejtësisë.

Arsyeja e shtyrjes së shqyrtimit të këtij raporti është mungesa e ministres së Drejtësisë Dhurata Hoxha e cila nuk mori pjesë në këtë takim.

Komisioni, në rend të ditës ka edhe shqyrtimin e raportit për Ministrinë e Kulturës, por që mbledhja me ministrin Kujtim Shala të mbahet në sot në orën 11:00.

Pastaj, pas këtij raportimi parashihet të shqyrtohet edhe raporti i auditimit për Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat