Polemika ndërmjet Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit “arrin deri” në Serbi

Aktuale

Polemika ndërmjet Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit “arrin deri” në Serbi

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 19:26
Majtas, Hashim Thaçi, Djathtas, Albin Kurti

Polemika e fundit ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe liderit de fakto të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka arritur deri në Serbi!

Mediat serbe i kanë kushtuar rëndësi të veçantë këtij konflikti verbal ndërmjet Thaçit dhe Kurtit.

Agjencia shtetërore serbe e lajmeve “Tanjug” citon deklaratën e Thaçit ku ai thotë se pohimet e Kurtit për “luftë me Malin e Zi”, nëse demarkacioni kalon, janë qesharake dhe të rrezikshme.

“I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kurtit ndaj Thaçit, duke e akuzuar këtë fundit se me nënshkrimin e marrëveshjes për demarkacioni, ka bërë tradhti”.

Agjencia serbe e lajmeve tutje citon edhe deklaratën tjerët të Kurtit ku ai presidentit Thaçi i referohet si i ashtuquajturi president.

“Kurti po ashtu thotë se i ashtuquajturi president deklaratën e tij për demarkacion e ka quajtur qesharake dhe të rrezikshme, kështu që ka pyetur se a është e mundur që njëkohësisht të jetë qesharake dhe e rrezikshme”, citon Kurtin.

Kjo polemikë ndërmjet Thaçit dhe Kurtit, kujton “Tanjug”, ka nisur pas që themeluesi i Lëvizjes Vetëvendosje një ditë më herët ka thënë në Tiranë se demarkacioni me Malin e Zi mund të sjellë luftë në Kosovë në pesë vitet e ardhshme.

Kjo deklaratë e Kurtit është kritikuar ashpër në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat