Thaçi, për 18 vjetorin e rënies së Fehmi Lladrovcit dhe Xhevë Krasniqit: Ëndrra e tyre u bë realitet!

Aktuale

Thaçi, për 18 vjetorin e rënies së Fehmi Lladrovcit dhe Xhevë Krasniqit: Ëndrra e tyre u bë realitet!

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 09:17
Fehmi dhe Xhevë Lladrovci

Me rastin e 18 vjetorit nga rënia heroike e komandatit Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së tij, Xhevë Krasniqi, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se ënrrat e tyre tashmë janë bërë realitet.

18 vite pas rënies së tyre, Thaç thotë se ata ishin burim frymëzimi për të gjithë bashkëluftëtarët.

“Si burim frymëzimi për të gjithë bashkëluftëtarët, ata ishin të pandarë në realizimin e objektivave jetësore, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, tha ai.

Më tej ai ka shtuar se falë sakrificës së tyre tanimë ëndrra e tyre u bë realitet, duke aluduar në pavarsimin e vendit.

“Përmes sakrificës supreme, ëndrra e tyre u bë realitet”, tha ai në një shkrim në rrjetin social Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat