Demaku: Shërbimi i Jashtëm i mbushur me militantë partiak, në stilin “Pronto”

Aktuale

Demaku: Shërbimi i Jashtëm i mbushur me militantë partiak, në stilin “Pronto”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 22 shtator 2016 Në ora: 18:47
Diana Bunjaku

Duke folur rreth asaj se disa zyrtarë vazhdojnë të qëndrojnë kundërligjshëm dhe ilegalisht nëpër Ambasada, edhe pse duhej të shkarkoheshin deri më tani nga Presidenti Thaçi, deputetja e VV-së, Puhie Demaku ka thënë për “ Bota Sot” se shërbimi i jashtëm është mbushur përplot me militante partiake e familjare, të punësuar në stilin tashmë të njohur “Pronto” pa përmbushur asnjë kriter profesional.

Ajo ka thënë se për pasojë ata qëndrojnë edhe përtej mandateve të rregullta, kur shkaktojnë skandale, dhe kur publikohen dëshmi se puna e tyre më shumë e dëmton shtetin se sa që i shërben zhvillimit të tij. “Reagimet do duhej të ishin të menjëhershme mirëpo ata që duhet nuk reagojnë ngase janë bërë pjesë e valles, te tjerët mbase nuk reagojnë në mungese informacioni. Ne si Komision parlamentar (opozita me saktësisht) mbahet ne terr informativ dhe i merr informatat mbi gjendjen ose nga ndonjë burim anonim i brendshëm ose nga mediat”, ka thënë deputetja Demaku.

Ajo ka theksuar se Ministria e Jashtme i përket PDK-së sepse Ministri është i PDK-së, ndërsa shërbimi i jashtëm është bërë vegël e shpërblimit për militante partiake, vegël joshje për prurjet e reja dhe instrument rehatimi i kandidateve të dështuar për deputete apo familjareve të partive në pushtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat