Prokurori kërkon riburgosjen e Azem Sylës

Aktuale

Prokurori kërkon riburgosjen e Azem Sylës

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 19:06
Azem Syla

Pas caktimit të masës së paraqitjes në stacion policor për Azem Sylën, prokurori është ankuar në Gjykatën e Apelit.

Sipas Tomë Gashit, prokurori Danilo Ceccareli është ankuar në Apel për heqjen e paraburgimit Azem Sylës.

Azem Syla, njëri nga 52 të hetuarit për tjetërsim të ish-pronave shoqërore në Çagllavicë e Llapnasellë u dërgua në gjykatë për caktim të masës së sigurisë gjashtë ditë më parë, pasi u arrestua nën dyshimet për tentim-ndikimi në dëshmitarë.

Por, një ditë më pas, më 17 shtator Sylës iu caktua masa e paraqitjes në stacion policor nga gjyqtarja e EULEX-it Jennifer Seal.

Tomë Gashi, avokati i Azem Sylës thotë për KALLXO.com se prokurori Ceccareli është ankuar në gjykatën e Apelit në lidhje me këtë vendim të gjykatës, duke kërkuar paraburgim për Sylën.

“Prokurori ka bërë ankesë në Gjykatën e Apelit duke kërkuar prapë kthimin dhe ndryshimin e vendimit qe sipas tij masë e vetme për Azem Sylën duhet të jetë masa e paraburgimit, mirëpo unë besoj që Gjykata e Apelit as që do ta marrë parasysh këtë ankesë, sepse nuk ka kurrfarë baze ligjore e as faktike,“ deklaroi avokati Tomë Gashi.

Ish- komandanti i UÇK-së dhe ish- deputeti i PDK-së Azem Syla qëndroi në paraburgim nga 29 prilli kur u vetëdorëzua në polici, e deri më 25 gusht kur gjyqtarja Jennifer Seal ia ndërpreu këtë masë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat