Ahmeti: ‘Bosat’ e mëdhenj duan ta bëjnë Stacionin publiko-privat

Aktuale

Ahmeti: ‘Bosat’ e mëdhenj duan ta bëjnë Stacionin publiko-privat

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 11:42
Foto nga vendi ngjarjes

Vendimi për largimin e Ish-kryeshefit ekzekutiv të Stacionit të Autobusëve, Ylber Çitaku, nuk do të pranohet, pasi është vendim i marrë në një takim, që kishin marr pjesë vetëm dy persona.

Kështu ka deklaruar përfaqësuesi i grupit të punëtorëve që janë në anën e Çitakut, Sami Ahmeti, i cili tha se ‘bossat’ e mëdhenj po mundohen që Stacionin e Autobusëve ta bëjnë publiko-privat.

Sipas tij, ‘boosat’ janë’ nga LDK E PDK, për të cilët thotë se janë anëtarë të bordit.

Lidhur me këtë, edhe më tutje po vazhdojnë diskutimet  mes dy grupeve të punëtorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat