Qeveria Mustafa, së shpejti në “dietë”

Aktuale

Qeveria Mustafa, së shpejti në “dietë”

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 23 shtator 2016 Në ora: 12:11
Foto ilustrim, Qeveria

Riformatimi si synim nuk është përcaktuar se do të bëhet me patjetër brenda një periudhe të caktuar kohore, por është pajtim në parim i partnerëve të koalicionit, se do të bëhet gjithsesi dhe atë në dobi të rritjes së efikasitetit të qeverisjes dhe aty ku kjo është e mundshme duke mos e dëmtuar efikasitetin të reduktohen shpenzimet. Kjo edhe do të ndodhë”, ka thënë  këshilltari i kryeministrit Faton Abdullahu.

Kryeministri, Isa Mustafa, ka paralajmëruar riformatimin e Qeverisë, duke thënë, se kjo do të bëhet pas ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, çështje kjo që nuk dihet kur do të ri-procedohet në kuvend. Ky reformatim është në pajtim me partnerët e  koalicionit dhe përmes tij synohet rritja e efikasitetit të qeverisjes.  Këshilltari i Kryeministrit, Faton Abdullahu, ka thënë, se riformatimi si synim ende nuk është përcaktuar se kur do të bëhet, mirëpo sipas tij demarkacioni nuk është çështje e pandashme dhe  riformatimi i qeverise do të ndodhë patjetër. 

 “Riformatimi si synim nuk është përcaktuar se do të bëhet me patjetër brenda një periudhe të caktuar kohore, por është pajtim në parim i partnerëve të koalicionit, se do të bëhet gjithsesi dhe atë në dobi të rritjes së efikasitetit të qeverisjes dhe aty ku kjo është e mundshme duke mos e dëmtuar efikasitetin të reduktohen shpenzimet. Kjo edhe do të ndodhë” ka thënë Abdullahu. Sipas të njëjtit, se struktura qeverisëse në aspektin formal është e trashëguar dhe për shumë aryse do të ndodhë fizionomi. “Kjo strukturë qeverisëse në aspektin formal, përkatësisht numrit të dikastereve është e trashëguar nga qeveria e kaluar dhe për shumë arsye, gjithashtu determinuar edhe nga pajtimi i palëve në kualicion, do të ndodhë edhe fizionimi po me qëllime të njëjta” potencoi Abdullahu.

Riformatimi i Qeverisë, i domosdoshëm

Analisti, Fadil Lepaja riformatizimin në Qeveri e konsideron si një gjë që duhet të ndodhë patjetër.  Ai thotë, se aparati qoftë politik, qoftë administrativ i qeverisë është i madh dhe përtej mundësive të buxhetit, sipas tij edhe nëse buxheti i Kosovës të ishte disa herë më i lartë edhe atëherë zyrtarët e panevojshëm nuk duhet të qëndrojnë në Qeveri.  “Nuk ka dyshim se aparati qoftë politik, qoftë administrativ i qeverisë është gllomaz dhe përtej mundësive të buxhetit tonë të lodhtë. 

“Edhe sikur buxheti të ishte disafish më i madh, për shkak të përgjegjësisë para qytetarëve, nga të cilët e marrin fuqinë politike dhe nga taksapaguesve, nga të cilët vilenmjetet e buxhetit nuk do të duhej që asnjë zyrtarë i panevojshëm të ndodhet në listën e pagave nga buxheti” shprehet Lepaja.

Sipas të njëjtit, numri i ministrive është i madh, po ashtu numri i zëvendës ministrave, këshilltarëve politik, të cilët edhe ashtu kryesisht janë marrë nga lista e kuadrove partiake që është dashur të rahatohen, sesa nga ekspertët e fushës, dhe të shumtën e herave përfaqësojnë klanet , grupet e interesit edhe brenda vetë partive. Ai thekson, se duhet respektuar parimi, njerëzit e duhur në vendin e duhur dhe të largohen përgjegjësit jokompentetë dhe të reduktohen stafi dhe pastaj ata që kanë performancë më të mirë t’u ngrihen pagat.

Ndryshime tërësore në Qeveri?

Ndryshe, shprehet analisti tjetër, i cili thotë se kjo Qeveri duhet të ndryshohet tërësisht. Analisti, Belul Beqaj, thotë se gjendja e krijuar nënkupton dorëheqjen kompletet të qeverisë e jo vetëm ndryshimin e disa ministrave. 

“Gjendja e krijuar nënkupton dorëheqjen komplete të qeverisë e jo vetëm ndryshimin e disa ministrave, ndonëse dy apo tri ministri kanë funksionuar në përputhje me mundësitë financiare por shëndetësia, drejtësia, ekonomia, ministria e integrimeve për minoritete, e dialogut janë në shpërputhje me pritjet dhe mundësitë” shprehet Beqaj.

Ndërsa, në anën tjetër deputetët e koalicionit qeverisës nuk kanë pranuar të prononcohen për këtë temë, duke thënë se kjo nuk i takon atyre dhe Kryeministri duhet të vendos.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do ta bëjë këtë vlerësim të performancës së ministrave pas dy vjet qeverisje.

Deputeja e PDK –së, Xhevahire Izmaku, e pyetur nëse është i domosdoshëm riformatimi i Qeverisë, nuk ka pranuar të përgjigjet me pretekstin, se për këtë çështje mund të përgjigjet vetëm Qeveria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat