Gecaj: Ish-ministri i Kasapit të Ballkanit vazhdon me fjalor të njëjtë

Aktuale

Gecaj: Ish-ministri i Kasapit të Ballkanit vazhdon me fjalor të njëjtë

Nga: Naile Ejupi Më: 23 shtator 2016 Në ora: 15:32
Bajram Gecaj

 Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka reaguar ndaj kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq.

Gecaj përmes një shkrimi në Facebook thotë se Vuçiq vazhdon ta përdor fjaorin e njëjtë si  ka përdorur gjatë luftës në Kosovë që e ka quajtur atë  terrorist.

“Ky njeri fatkeqësisht vazhdon me fjalorin e njëjtë, por tani duke etiketuar popullatën kosovare për terrorizëm, dhe atë në ndërtesën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara” shkruan Gecaj në Facebook.

Gjithë këtë Gecaj e përmbledh me një thënie popullore që thotë “ujku qimen e ndërron por jo edhe zanatin”

Postimi i plotë:

UJKU QIMEN E NDËRRON POR JO EDHE ZANATIN

Gjatë luftës në Kosovë, atëherë si ish-ministri i kasapit të Ballkanit, Aleksandar Vuçiq më kishte etiketuar si terrorist, edhe pse në jetën time jam kujdesur që as buburrecin mos ta shkeli me këmbë. Ky njeri fatkeqësisht vazhdon me fjalorin e njëjtë, por tani duke etiketuar popullatën kosovare për terrorizëm, dhe atë në ndërtesën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Populli thotë “ujku qimen e ndërron por jo edhe zanatin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat