MASHT: Të angazhuar në gjetjen e zgjidhjes më të mirë që përfshin projektligji

Aktuale

MASHT: Të angazhuar në gjetjen e zgjidhjes më të mirë që përfshin projektligji

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 17:36
Arsim Bajrami

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, thotë se është keqkuptuar deklarata e ministrit Arsim Bajrami Kuvendin e Kosovës, lidhur me statusin e mësimdhënësve të viteve të 90-ta.

MASHT-i përmes një reagimi për media thotë se kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jashari ka keqkuptuar deklaratën e Bajramit, duke shtuar se projektligji  për Inspektoratin e Arsimit është angazhim i tij që nga viti i kaluar, për të iu dërguar më pas Ministrisë së Financave për kosto financiare.

Sipas MASHT-it, ministri Bajrami dhe akterë të tjerë institucional do të angazhohen për zgjidhjen më të mirë në interesin e mësimdhënësve që përfshin projektligji.

“MASHT siguron mësimdhënësit se prapa këtij Projektligji, mbetet si sponzorizues deri ne Kuvendin e Kosovës dhe te jeni te sigurt se Ministri Bajrami, së bashku me akter të tjerë institucional do te angazhohet pa rreshtur, deri ne gjetjen e një zgjidhjeje ne interesin me te mirë te mësimdhënësve që përfshin ky Projektligj”, thuhet në reagimin e MASHT-it.

MASHT vlerëson se, sikurse janë realizuar, vetëm vitin e kaluar, disa kërkesa sindikale nga Ministria dhe Qeveria e Kosovës, pagesa dhe njohja e përvojës se  punës (1990/99),  kontrata e përhershme e mësimdhënësve, akoma me shumë do të angazhohet ne përmirësimin e gjendjes se mësimdhënësve , duke investuar në nevojat e tyre dhe duke ruajtur e respektuar dinjitetin dhe punën e secilit mësimdhënës ,kontribuues te organizimit te mbajtjes se arsimit ne vitet e vështira te rezistencës gjithpopullore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat