Eksperti i OKB-së prof.dr. Alfred de Zayas: Lugina e Preshevës e ka referendumin më herët se “Srpska Republika”. Ka të drejtë ta rikonfirmojë!

Aktuale

Eksperti i OKB-së prof.dr. Alfred de Zayas: Lugina e Preshevës e ka referendumin më herët se “Srpska Republika”. Ka të drejtë ta rikonfirmojë!

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 18:28
Alfred de Zayas

Bashkimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës, eksperti i pavarur i OKB-së e justifikon në  një intervistë.

Sipas eskpetit te OKB-së prof.dr. Alfred de Zayas “Nëse Krimesë së Ukrainës apo “Srapsak Republikës” në Bosnjë  ju mundësohet vetëvendosje dhe refrendume, padyshim këtë proces duhet mundësuar edhe qyteraëve entik në Luginën e Preshevës, të cilët  në një lloj forme kanë pasur të drejt për referendumin e tyre të cilin edhe mund ta rikonfirmojnë.

 “Është e drejtë legjitime që popullata etnike shqiptare e Luginës së Preshevës t’i  bashkohet  Kosovës. Ndryshe cdo tentative qofte nga Beogradi apo apo ndokush tjetër, që t’i mohoj ketë apo t’i mbaj ata me forcë  nën Serbi është diskriminim dhe në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare që ju garantojnë popujve autoktonë të drejtën e tyre për vetëvendosje..” ka deklaruar  Alfred de Zayas.

Zayas: Krimea nuk mund të krahasohet me Kosovën, por me Luginën e Preshevës.  

Profesori i njohur amerikan i së drejtës  ndërkombëtare Alfred de Zayas  është ekspert i pavarur i OKB-së për promovimin e së drejtës ndërkombëtare.

Alfred de Zayas, i lindur 31 maj 1947 në Havanë (Kubë), është një historian, jurist dhe shkrimtar amerikan, JD (Harvard), Dr Phil. në historinë moderne në Universitetin e Göttingen, i cili u rritë  në Çikago. Profesori amerikan De Zayas ishte profesor i së drejtës ligjore në shumë universitete , duke përfshirë Universitetin e British Columbia nëKanada, Institutin për Studime të larta Ndërkombëtare në Universitetin e Gjenevës dhe Universitetin e Trier ( Gjermani) . Ai aktualisht është mësimëdhënës i së drjtës ndërkombëtar në Universitetin e Gjenevës.

Profesori amerikan De Zayas  i cili është autor i disa veprave mbi marrëdhëniet ndërkombëtare, ai nga viti 2009  bëhet anëtar i konfencave të OKB-së për të Drejtat e  Njeriut duke marrë pjesë në debate përmes raporteve të tij  mbi të drejtën humane, për paqe  në seancat e organizuara nga Komiteti  i Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut .

Fillimisht ekspertin e OKB-së e pyetëm mbi rolin e Kombeve të Bashkuara në botë,  në vecanti në rajonet e konflikteve ? Lidhur me këtë  A. de Zayas pohon se “Roli i OKB-së, sidomos në vatrat e krizave është efikase dhe produktive. Mjafton të përmendim këtu angazhimin e OKB-së në viset e Ballkanit me nisjen e shkatërrimit të Jugollavisë, pastaj angazhimi i OKB-së në Kosovë  menjëherë në vitet e para të pasluftës deri në ditët e sotme. Sa i pëket rolit të OKB-së sot në botë, nuk mund të mos përmendim këtu kontributin e saj në vitin  1962 në krizën e Kubës, me rastin e konfrontimeve nukleare, kur kjo organizatë ndërkombëtare përmes organeve të saj sidomos Këshillit të Sigurimit, Asamblesë së Përgjithshme dha maksimumin për të shpëtuar njerëzimin.  Merre me mend sot sikur të mos ishte OKB do të shtrohej pyetja a do të ekzistonte njerëzimi apo jo në planetin tonë ?

Sikur ta kishim këtët organizatë ndërkombëtare më herët para luftë së parë botërore, sigurisht nuk do ta kishim luftën  e parë botëror. Prandaj gjithë kësaj  propagande për luftëra, bombardime OKB ju është përgjigjur me dialog dhe ja ka arritur… Jemi dëshmitar se tash se fundit edhe në Siri komuniteti ndërkombëtare ishte gati të ndërhynte..Por , ndërhyrja e OKB duke propozuar dialogun si prioritet për  zgjidhjes së krizës në Siri duke derguar ekspertë e diplomat në terren për hetuar dhe nogociuar. Por, edhe sikur të kishin hasur në helme në Siri nuk do të kishte arsye që të bombardohet  Damasku… Sepse nga lufta, nga bombardimet nuk ka zgjidhje, vetëm viktima dhe hasmëri..Nëse jane përdorur armë kimike ne Siri, do të ketë kohë qe El-Asaadi apo diktatorët  tjerë të japin përgjegjesi dhe të ndëshkohen para drejtësisë para gjykatave qofshin ato vendore apo ndërkombëtare. Prandaj, jam i kënaqur për vënien e mekanzimit të OKB-së në dispozicion të krizës në Siri si masë preventive .”

Sikur t‘mos ishte OKB, do te ishte në pikëpyetje se do të ekzistonte apo jo sot njerëzimi

Se sa është i arsyshëm komperacioni mes Sirisë dhe Kosovës eksperti i OKB-së Zayas në vazhdim përgjigjet se “për  shqiptarët, sidomos zhvillimet në Kosovë dhe përreth saj kam lexuar dhe studiuar mjaft, sidomos para dhe  pas konferencës së Rambujes. Jemi dëshmitar se në Kosovë kishte krime dhe masakra serbe, kjo u pa edhe në sytë botës. Për mendimin tim, ndërkombëtarët ndërhyjnë si ndërhyjnë me forcë me bombradime , por personalisht unë kam pasur deshire qe Kosova ta fitoj statusin e pamvarësisë edhe pa viktima edhe pa sapstrime etnike…Sepse jemi dëshimtar se Serbia u egërsua edhe më shumë kur ranë bombat   e para mbi Beograd, duke e parë që po humbaste Kosovën ajo edhemë  rriti  intesitetin e te këqijave, krimeve mbi popullaten civile ne Kosovë. Rasti konkret sot në Irak kemi një siuatë shumë më të veshtirë të ndërlikuar edhe pse atje është intervenuar dhe bombarduar.

Me Afganistanin, populli i shkretë dikur ishin në luftë me rusët, dikur me amerikanët dhe kriza ende po vazhdon secila superfuqi duke provuar se kush po triumfon, por situata po vazhdon të jetë ende njëjtë.

 Por, Kosova është në rast specifik prandaj edhe  nuk mund ta bëjmë dallimin mes Kosovës dhe Sirisë sepse në Siri kemi një situatë krejt ndryshe se sa në Kosovë dikur..Prandaj  edhe kot e krahasojnë Sirinë me Kosovën. Unë jam i kënaqur  që sot në Kosovë kemi një situatë stabile dhe ky shtet i ri ne evropë ditë e përditë po shënon progres duke dëshmuar rajoni  si fakt paqeje dhe stabilieti në rajon.. ” ka pohuar dr.Zayas.

Cka të fitojnë serbët e Kosovës, atë duhet fituar edhe shqiptarët etnik të Luginës së Preshevës

Duke përshëndetur dialogun mes Kosoves dhe Serbisë ne Bruksel me ndërmjetësimin e  Ketrin Ashton profesori amerikan  Zayas ka shtuar se ky proces nuk do jep fryte poqese palët nuk zbatojnë në terren marrëveshjet  e nenshkruara ë Bruksel.

Eksperti  i OKB-së duke folur për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, në fakt mbi zhvillimet në Veri ai në vazhdim  për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” ka deklaruar se “nëse serbët në Veri të Kosovës paskan të drejtë të avancojnë e statusin  e  tyre ndoshta edhe deri në shkëputje siç pretendohet..sigurisht kjo e drejtë nuk duhet mohuar edhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës të cilet numerikisht janë më shumë se serbët në Kosovë dhe ballafaqohen me problemin e realizmit te drejtave të tyre elementare kombëtare përballë politikës diskiminuese të Beogradit…Prandaj, Bashkimi Evropian për të qenë neutral ndaj Veriut dhe Luginës së Preshevës, nëse bie dakord të avancoj statusit e  serbëve në Kosovë qoftë brenda të shtetit të Kosovës apo përmes opcioneve  tjera, domosdo e njëta strategji e  BE duhet duhet zbatuar dhe garantuar edhe për shqiptarët etnik  në Serbinë Jugore të shtrirë  si shumicë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë…”  Prandaj , sipas profesorit amerikan Krimea nuk mund të krahasohet me Kosovën, por me Luginën e Preshevës.

Madje, eksperti i OKB-së dr. Alfred Zayas duke folur për statusin dhe perspektivën e  popullit shqiptarë në Luginën e Preshevës në fund të bisdës për agjencine  e lajmeve “Presheva Jonë” ka shtuar se “nëse rrespektojmë konventat  ndërkombëtare, kartën e  OKB-së mbi të drejtën për vetëvendosje, atëherë është legjitime që popullata etnike shqiptare e Luginës së Preshevës t’i  bashkohet  Kosovës. Ndryshe cdo tentative qoftë nga Beogradi apo  ndokush tjetër, që t’i mohoj apo t’i mbaje me forcë ata nën Serbi, është diskriminim dhe ne kundërshtim me ligjet ndërkombetare qe ju garantojne popujve autokton te drejtën e tyre për vetëvendosje..”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat