Haxhiu: Për 8 muaj vdiqën 10 punëtorë nga lëndimet në vendin e punës

Aktuale

Haxhiu: Për 8 muaj vdiqën 10 punëtorë nga lëndimet në vendin e punës

Nga: M.L. Më: 25 shtator 2016 Në ora: 13:02
Albulena Haxhiu

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu në një postim në rrjetin social Facebook, ka shprehur shqetësimin lidhur me vdekjen e punëtorëve në vendin e punës.

Haxhiu ka thënë se për 8 muaj kanë vdekur dhjetë punëtorë si pasojë e lëndimeve në punë, derisa ka thënë se kjo tjetgon se Kosova është shtëpija e pajetueshme. “Sivjet, për 8 muaj kanë vdekur 10 punëtorë nga lëndimet në punë.

Mbi 70 përqind e shpenzimeve të lëndimeve në punë paguhen nga vetë punëtorët.

Gjendja mjeruese e punëtorëve tregon se Kosova është shtëpia e pajetueshme. Ne nuk mund të arratisemi. Duhet ta bëjmë këtë vend të jetueshëm”, ka shkruar Haxhiu në profilin e saj në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat