Ish pjesëtari i SHIK-ut dhe UÇK-së flet për “urinimin e ushtarëve” mbi Blerim Kuçin

Aktuale

Ish pjesëtari i SHIK-ut dhe UÇK-së flet për “urinimin e ushtarëve” mbi Blerim Kuçin

Nga: P.R Më: 25 shtator 2016 Në ora: 14:14
Blerim Kuçi

Në emisionin Click, panelisti, Driton Selmanaj duke përmendur faktin që ish anëtari i LDK-së, tani anëtar i AAK-së, Blerim Kuçi vazhdon të heshtë për burgosjen dhe maltretimin e bërë ndaj tij, gjatë luftës, ka nxitur reagimin e gazetarit Vehbi Kajtazi.

Kajtazi heshtjen dhe mos dëshminë e Kuçit, e ka arsyetuar se ai ka ofruar dëshminë e tij UNMIK-ut por ishte UNMIK-u ai që nuk e kishte quar hetimin përpara. Ndërsa, pas ardhjes së EULEX-it në Kosovë, Kuçi ka refuzuar të ofroj dëshminë e tij, gjë për të cilën është dënuar me 1 muaj burg.

Kajtazi, po ashtu ka treguar për maltretimin e bërë ndaj Kuçit, ku sipas tij, ushtarët e UÇK -së kanë mbajtur atë për 2 muaj rresht në Kleçkë, ku ushtarët e të asaj kohe kanë urinuar mbi të.

Mirëpo ish pjesëtari i SHIK-ut dhe UÇK-së, Naim Miftari përmes një postimi në facebook ka shkruar se kjo ngjarje nuk është e vërtetë, duke akuzuar Blerim Kuçin se gjatë luftës ka dorëzuar mijëra armë Serbisë.

“Kjo storie nuk është e vërtet (me than e kanë rreh e besoj se e di edhe vet) por jo ketë storjen e urinimit edhe pse Blerim Kuqi ka qen i akuzuar i arrestuar dhe i dënuar për tradhti i akuzuar edhe nga vet disa ushtarët të tij (Kitrrat) se ka dorëzuar disa mijëra armë dhe municione Serbisë dhe ka lënur ushtarët e vet pa kurrfarë komande dhe ka ikur (dezertuat) vet me disa persona të afërt duke lanur popullatën dhe ushtarët e vet në fatin e mëshirës”, ka shkruar Miftari.

Ja postimi i plotë pa ndërhyrjen tonë:

Panelisti, Driton Selmanaj duke përmendur faktin që ish anëtari i LDK-së, tani anëtar i AAK-së, Blerim Kuçi vazhdon të heshtë për burgosjen dhe maltretimin e bërë ndaj tij, gjat luftes..

Kajtazi, po ashtu ka treguar për maltretimin e bërë ndaj Kuçit, ku sipas tij, ushtarët e UÇK -së kanë mbajtur atë për 2 muaj rresht në Kleçkë, ku ushtarët e të asaj kohe kanë urinuar mbi të, ka thënë Kajtazi në emisonin Click.
----------------------------
Kjo storje nuk ësht e vertet (me than e kan rreh e besoj se e di edhe vet) por jo kët storjen e urinimit edhe pse Blerim Kuqi ka qen i akuzuar i arrestuar dhe i denuar për tradhti i akuzuar edhe nga vet disa ushtarët të tij (Kitrrat) se ka dorzuar disa mijra arm dhe municjone Serbis dhe ka lanur ushtarët e vet pa kurfar komande dhe ka ikur (dezertuat) vet me disa persona të afërt duke lanur popullaten dhe ushtarët e vet në fatin e meshires.

Përveq dorzimit të armve nuk shof ndonjë dallim edhe me komandantat tjer të Uçk zonav tjera pasi kësi gjestesh ikje (dezertimesh) ka patur shum në kosovë kudo,
(këta e kan bër edhe qindra komandanta tont të Uçk) përveq armët nuk i kan dorzua askujt.! 

Mos harrojm Kuqi ka luftuar me uniform dhe amblem të Uçk mirpo po të denoheshin me vdekje komandantat si Blerim Kuqin edhe komandantat tjer të Uçk që kan ikur sikur lepuri me siguri parlamenti jon sot nuk dot kishte pothuj gati asni komandant të luftes deputet sot kjo vlen si për poziten si për opoziten , nuk do kishim as kryminster as kryetar shteti e as kryetatar parlamenti sot.

Por me siguri dot ishum në gjendje matè mir si popull sot pa këta heroj ''komandanta'' të ikjev legjendare...!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat